Mali Athos: Cilat Femra “Kanë Shkelur” Pakalueshmërinë?

/

Ato që duan të shkelin rregulloren rrezikojnë të përballen me drejtësinë.

Edhe pse Mali Athos nga viti 539 pas Krishtit është e ndaluar të vizitohet, apo shkelet nga femrat, disa arritën “të thyenin” rregulloren.

Paqja ka mbretëruar gjithmonë në peizazhin e gadishullit Athonian, duke e bërë vendin e origjinës monastike.

Kështu e zgjodhën murgjit e parë qysh në shekuppin e IV pas Krishtit, por edhe më vonë në vitin 866 pas Krishtit, kur u ndërtua qendra e parë, Manastiri “Megali Vigla”.

Në vitin 958 pas Krishtit Athanasios Athoniti mbërriti atje dhe me mbështetjen e perandorit Nikiforos Fokas themeloi Manastirin e Shenjtë të “Megistis Lavras”, manastiri më i rëndësishmi nga 20 manastiret që ekzistojnë sot dhe kështu Mali Athos, Mali i Shenjtë u bë vendi i jetës monastike.

Gjashtë gratë që shkelën Malin Athos!

Gratë mund të arrijnë vetëm në portet që të çojnë në zonën e shenjtë të Malit Athos dhe, nëse janë në bordin e një anijeje, është e ndaluar të afrohen më pak se 500 metra nga brigjet.

Në fakt, ata që duan të shkelin rregulloren rrezikojnë të përballen me drejtësinë.

Mali Athos: Një shije e bukurisë së pakrahasueshme.

Megjithatë, disa gra u përpoqën të thyenin rregullin dhe të vizitonin Malin Athos. Disa prej tyre, në fakt, patën sukses.

Helena Dushani

E para “e pabindur” ishte, në vitin 1346, Helena, gruaja e Stefanos Dushanit, sundimtarit të serbëve.

Mirëpo, përpjekja e saj dështoi, pasi nuk arriti kurrë të mbërrinte në destinacionin e saj, në manastirin serb të Hilandarit.

Eliza Charlotte Alexander

Ajo pasoi në vitin 1850, nga gruaja e ambasadorit britanik në Kostandinopojë, Stratford Canning, e cila, me leje të posaçme, vizitoi si përjashtim malin Athos. Mirëpo, më pas, Patriarku i atëhershëm, Anthimos, duke treguar se i kuptonte arsyet e vizitës, në letrën e tij rekomandoi që të mos përsëriten më përjashtime të ngjashme dhe që gratë të qëndrojnë larg vendit të shenjtë.

Maryse Swazi

Një gazetare franceze, Marise Swazi, ishte e vendosur “depërtonte” në malin Athos, siç bëri në vitin 1929.

Swazi hyri e veshur si burrë dhe qëndroi aty për një muaj. Duke u kthyer, ajo shkroi një libër me titull “Një muaj me burrat e Malit Athos”, ku përshkruante përvojat e saj nga ajo që kishte parë dhe përjetuar atje. Ndër të tjera, ajo iu referua edhe një murgu “të mbrapshtë” dhe dëshirës së tij të vazhdueshme për dashuri.

Aliki Diplarakou

Ndër rastet më tipike ku seksi femër guxoi të shkelte pakalueshmërinë e Malit Athos ishte ai e Aliki Diplarakou. Kjo grua e veçantë ishte një bukuroshe e periudhës mes dy luftërave, si dhe gruaja e parë greke që u kurorëzua “Miss Europa”. Në vitin 1930, ajo u maskua si burrë dhe duke qenë mysafire në jahtin e pronarit të anijeve, arriti të shkelte azilin për të njohur shtetin athonian, i cili është i ndaluar për gratë. Ajo është një nga gratë e pakta që e ka tentuar dhe ka pasur sukses për të hyrë në territor, që vërteton dinamizmin dhe vendosmërinë e saj për ta bërë.

Maria Poimenidou

Rasti i pondes nga Selaniku, Maria Poimenidou, ishte më interesantja, pasi dy muaj pas tentativës së saj u miratua Dekreti Legjislativ 2623/1953, i cili parashikonte dënim me burg deri në një vit për raste të ngjashme. 22-vjeçarja në atë kohë, e veshur si burrë, u struk në strehëzat e malit Athos dhe qëndroi aty për tre ditë, derisa ra në sy. Ardhja e saj regjistrohet më 17 prill 1953 dhe nisja e saj më 19 të të njëjtit muaj. Karakteristikë e zhurmës së shkaktuar nga Maria Poimenidou ishte një artikull në një gazetë të kohës, ku flitej për sipërmarrjen e guximshme “të gruas së re, e cila, siç deklaroi se e kishte planifikuar prej kohësh të pushtonte në Malin Athos, e djegur nga dëshira e saj për të parë personalisht, në çfarë mënyre e jetonin murgjërit”. Në të vërtetë, synimi i saj ishte të njihte nga afër jetën monastike.

Malvina Karalis

Së fundi, ndër gratë që hynë në histori, pasi tentuan të thyenin rregulloren për strehëzat e Malit Athos ishte edhe shkrimtarja greke, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve televizive Malvina Karali, e cila e veshur si burrë tentoi të shkelte rregulloren. Malvina e guximshme donte të shprehte mes këtij veprimi kundërshtinë e saj për ndalimin e femrave për të hytë në Malin Athos. Megjithëse e kamupfluar mirë, pas disa ditësh, Malvina ajo u kap dhe u procedua penalisht.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sa Jetik Është Uniteti i Kishës?

Next Story

Putin në Turkmenistan: "Një Rend i Ri Botëror Është i Nevojshëm"!

Latest from Info