Një marrëveshje e tipit “Grurë kundrejt Armëve”.
Vladimir Putin ka nënshkruar dhe dorëzuar në Dumën e Shtetit, një projekt-ligj të titulluar “Traktati i Partneritetit Strategjik” me Korenë e Veriut, i cili zyrtarisht kodifikon një aleancë ushtarake kolosale me Korenë e Veriut. Ligji do të miratohet brenda ditëve në vijim.
Traktati parashikon “ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera midis dy vendeve në rast sulmi nga njëri ose tjetri”.
Detaj i rëndësishëm: Rusia tashmë ka deklaruar se po sulmohet nga vendet e NATO-s në luftën e Ukrainës dhe në bazë të kësaj Koreja e Veriut ka aktivizuar industrinë e saj të luftës, e cila për nga produktiviteti është më e madhe se Franca në materialin tokësor luftarak.
Dhe sigurisht të mos harrojmë 1 milionë ushtarë dhe 2.5 milionë që mund të rekrutohen nga personel dhe oficerë të cilësisë së lartë, pasi koreanët nuk kanë frikë të sakrifikojnë personelin e tyre, për të arritur objektivin në fushën e betejës.
Të dyja janë fuqi bërthamore dhe të dyja kanë armiq SHBA-të, me ndryshimin e vetëm që Rusia e shpëtoi shtetin e Koresë së Veriut nga uria e vazhdueshme duke siguruar, në vend të raketave dhe municioneve, sasi të mëdha drithi nga fushat e Ukrainës, të cilat tani kultivohen nga banorët e tyre rusishtfolës, në favor të ekonomisë ruse.