Ky vendim është marrë me mbështetjen e Bashkisë.
Pritet që Bashkia Ksilokastros – Eurostinis, në mësimet shkollore dhe kurrikulën mësimore do të përfshijë mësimin e gjuhës shqipe, mësim që do të zhvillohen në ambientin e shkollës së parë fillore të Bashkisë.
Njoftimi thotë se:
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin tonë me Unionin e Mësuesve Shqiptarë në Greqi dhe nisjen e kurseve falas të gjuhës shqipe në Bashkinë tonë.
Unioni i Mësuesve Shqiptarë në Greqi synon të integrojë anëtarët e komunitetit shqiptar në shoqërinë greke dhe europiane, duke ruajtur identitetin e tyre.
Mësimet zhvillohen vullnetarisht nga mësuesja, anëtare e Sindikatës, zonja Ilira Ndrio Bakali, e cila ofron shërbimet e saj falas, duke kontribuar efektivisht në procesin arsimor.”
Në të njëjtën kohë, Shoqata e Prindërve dhe Kujdestarëve u bën thirrje banorëve që të mësojnë gjuhën shqipe, sepse “ajo i përket familjes së gjuhëve indoevropiane dhe kanë huazuar fjalë nga gjuhë të tjera, si italishtja, turqishtja dhe sllavishtja. Struktura gjuhësore është e dallueshme, ashtu si gramatika është komplekse e saj”.
Madje, vlen të theksohet se mësimi i parë është planifikuar të dielën e ardhshme, 20 tetor, në orën 11:00, me mësuesen që i përket Unionit të Mësuesve Shqiptarë të Greqisë.