Paralogu – 5 Përbërës Toksikë në Disa Produkte Ushqimore që na Thanë se Janë të Dëmshëm, Gjenden edhe në Vaksina!

/

Arsyeja kryesore që ka fluor në ujin e rubinetit, vaj kanola në ushqim dhe lajme të rreme në televizor, na lënë të kuptojmë sesi e mbajnë popullatën në minimum e njohurive dhe informimit, por askush nuk përdor logjikën për të kuptuar se çdo ditë, po mashtrohemi.

Nëse miliarda njerëz që zgjedhin të vaksinohen me çdo kokteil substancash, për të cilat CDC thotë se janë “të sigurta dhe efektive”, po të përdornin logjikën e shëndoshë për të kuptuar se përbërësit në to janë të rrezikshëm për shëndetin e tyre, mund të gëzonin shëndet të mirë, pa pasur nevojë për recetë mjekësore çdo ditë.

“Big Food” po na kujton vazhdimisht se duhet të kemi kujdes për merkurin tek peshqit, veçanërisht gratë shtatzëna dhe foshnjat nuk duhet ta konsumojnë, por a e dini se ka 100 herë më shumë sasi të merkurit në vaksinat kundër gripit, sesa te peshqit, për të cilat EPA paralajmëron konsumatorët?

Dhjetëra miliona njerëz injektohen çdo vit, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të porsalindura, me 100 herë më shumë merkur, sesa paralajmëroi EPA, se mund të kenë peshku ton apo salmoni, që njerëzit konsumojnë.

Megjithatë, “komuniteti” mjekësor i ekspertëve i gënjejnë njerëzit dhe thonë se sasia e merkurit është një “sasi e vogël” në vaksina, saqë nuk do t’i dëmtojë, apo se është etilmerkur dhe jo metilmerkur, kështu që është i sigurtë.

Por ja që e kanë gabim! Të dyja “speciet” janë neurotoksina dhe nuk duhet të injektohen kurrë në trupin e njeriut.

Nëse ata fanatikë të vaksinave që janë kaq të shqetësuar për merkurin në peshqit që konsumojnë në ushqim, po të përdornin pak logjikën dhe të bënin disa kërkime, do të kuptonin se merkuri në vaksinat, i referuar si “thimerosal”, është një nga metalet e rënda më toksike në botë dhe çdo sasi e injektuar tek njeriu është e rrezikshme, veçanërisht për gratë shtatzënë dhe fëmijët e porsalindur.

Merkuri mund të grumbullohet në tru, kështu që me gjithë ato vaksina që bëni kundër gripit, me kalimin e viteve, bëni llogari se çfarë mbart trupi juaj. Miliona njerëz të sëmurë, mjekët e të cilëve thjesht nuk mund të kuptojnë se çfarë nuk shkon me pacientët e tyre, vjen edhe për faktin se çdo vit u japin atyre vaksinën kundër gripit.

Kemi folur sesi dhe në çfarë mase mjekët, me dashje apo pa dashje, kontribuojnë në këtë gjenocid duke i shërbyer fitimit të ndyrë të Big Pharma.

Akoma më keq, konsumatorët po paralajmërohen për aluminin në ushqim, por nuk janë përpjekur të shohin sesi alumini në vaksina ndihmon merkurin të kalojë barrierën gjak-tru, duke rritur toksicitetin dhe dëmtimin.

Mediat kryesore paralajmërojnë për përbërësit toksikë në ushqime dhe produkte të tjera, por Big Pharma pretendon se ato janë “të sigurta dhe efektive” për t’u injektuar nëpërmjet vaksinave.

Këtu janë disa nga përbërësit për të cilët burimet kryesore na paralajmërojnë vazhdimisht në ushqime, por nuk i përmendin, kur bëhet fjalë për vaksinat:

  1. Merkuri;
  2. Glutamat mononatriumi (MSG);
  3. Alumini;
  4. Formaldehidi;
  5. Glyphosate;

Amerika, le të themi, mund të jetë “Vendi i Njerëzve të Lirë”, por është gjithashtu vendi i masave naive, të trurit të shpëlarë. Artikuj të panumërt janë botuar në lidhje me kripën e koncentruar të njohur si MSG (monosodium glutamate) që mund t’ju japë dhimbje koke të tmerrshme, migrenë dhe madje të dëmtojë trurin e një fëmije. E gjeni në ushqime pikante si ushqimet kineze, patatinat dhe supat e gatshme, shpesh përdoret edhe si konservues në mishrat e përpunuar. Kujdes, mos hani shumë nga këto produkte.

Pastaj shikoni përbërësit e vaksinës siç janë renditur në faqen e internetit të CDC dhe do të gjeni MSG në shumë vaksina “të rekomanduara” për fëmijët. Pra? Është edhe më e RREZIKSHME ta injektosh MSG-në, sesa ta hash atë, sepse vaksinat anashkalojnë operatorin tretës mbrojtës të trupit, kështu që MSG shkon drejtpërdrejt nga indet e muskujve në qarkullimin e gjakut dhe mund të kalojë barrierën gjak-tru. Në këtë moment, teksa informohemi për diçka të tillë, vëmë në punë logjikën.

Mediat kryesore gjithashtu paralajmërojnë konsumatorët për formaldehidin në produktet e ndërtimit dhe qilimat, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët. Kini kujdes nga këto produkte thonë, por mos u shqetësoni për lëngun balsamues në vaksinat. Për këtë fakt mos e vini trurin në funksion, na thonë direkt dhe indirekt.

Gjithashtu na është thënë që të mos konsumojmë herbicid që përmban glyphosate, që kryesisht gjendet në kopshte dhe të mbjella. Megjithatë, disa vaksina, të testuara në mënyrë të pavarur, kanë treguar se përmbajnë glyphosate. Kështu pra, nuk është e sigurtë për t’u konsumuar, por është e sigurtë për t’u injektuar?!

Keto pak dhe personalisht uroj që çdokush të vendosë në punë logjikën. Sepse nuk mjafton të jesh i zgjuar, duhet të të punojë logjika, sidomos me këtë sistem ku jetojmë dhe kryesisht me çështje të shëndetit.

Sa për mjekët që me ndërgjegje të pastër vrasin njerëz duke u bërë injeksione, çfarëdo që të themi është pak. Me siguri që jo të gjithë e dinë që po bëjnë krime, sepse i besojnë verbërisht shkencës, duke anashkaluar, apo duke mbyllur sytë prëpara interesave fitimprurëse të Big Pharma.

Që të na thotë mjeku që nuk e dija, kjo nuk mund të merret parasysh, sepse është i detyruar ta dijë, ky është profesioni dhe detyrimi i tij. Ndryshe duhet të ndryshojnë profesion. Dhe i referohemi një profesioni që është mision dhe jo thjesht funksion.

A keni menduar ndonjëherë, të gjithë ju që keni besim të verbër në mjekët dhe sidomos në farmaceutika, se pasurimi i tyre është një interes në kundërshtim me shëndetin tuaj? Pasi, nëse jeni të shëndetshëm, do të kenë më pak të ardhura për industrinë farmaceutike. Do të ishte mirë të filloni të mendoni edhe kështu, për të parandaluar diçka lidhur me shëndetin tuaj. Por kryesisht për t’u dhënë fëmijëve njëfarë të drejte për të jetuar një jetë të shëndetshme, larg organizatës kriminale të farmaceutikës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pse Antarktida po Bëhet në Mënyrë Alarmante Jeshile?

Next Story

Kur Sëmuremi nga “Sëmundja” e Djallit!

Latest from Info