Trump Foli për Datën e Luftës Botërore

/

Trazira në Kaliforninë me diell, fytyrat e kalifornianëve të zakonshëm nuk janë të lumtura. Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, vizitoi një shtet ku shumica e njerëzve nuk e durojnë dot dhe paralajmëroi se apokalipsi është afër, pas tre deri në katër muaj:

“Unë jam i shqetësuar, për tre ose katër muajt e ardhshëm, ne do të përfundojmë në një luftë botërore për shkak të njerëzve që kemi në qeveri”.

Megjithatë, siç premton Trump, nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të ketë masakër globale. Përveç kësaj, do të zgjidhë konfliktin në Ukrainë dhe “do të ndalojë kaosin në Lindjen e Mesme”.

Ky është repertori i fjalimeve të Trump-it javët e fundit. Në vend të “Make America Great Again”, slogani është shndërruar në “Unë ose Luftë Botërore” (ngadonjëherë me një ndryshim – luftë bërthamore). Trump thotë se kundërshtarja e tij Kamala Harris është një e paaftë, me intelekt të ulët, e cila do të shkatërrojë planetin nëse do të bëhet presidente.

Sondazhet e fundit kombëtare nga Mainstrem Media tregojnë se kandidatët janë ndarë në mënyrë të barabartë, por nga Media alternative Trump ka diferencë dhe epërsi të madhe kundrejt demokrates Kamala Harris. Për më tepër, të anketuarit në të gjitha sondazhet preferojnë ish presidentin Trump për ekonominë, politikën e jashtme dhe konfliktin në Ukrainë.

Por, vlen të theksojmë se Trump nëse fiton, Luftën në Lindjen e Mesme do e bëjë duke mbështetur Izraelin, një aleancë nga e cila nuk ka për t’u shmangur kurrë, përkundrazi do të ndërmarrë hapa dhe vendime koshiente politike, për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit në Lindjen e Mesme, deri dhe në ndryshim harte ndoshta.

Ndërkohë Kamala Harris duket se nuk ka më mbështetjen e komunitetit hebre në Amerikë, një mosmbështetje për shkak të pavendosmërisë së saj për të ndjekur linjën radikale militare të kryeministrit izraelit Netaniahu, në përballje me Iranin, Libanin dhe organizatat terroriste Hezbollah, Hamas dhe Houthis.

Por deklarata e Trump-it në Kaliforni është vërtet shqetësuese, teksa parashikon përshkallëzim lufte në muajt që ende administrimin e Shtëpisë së Bardhë do ta kenë demokratët, jo vetëm kaq, Trump pretendon se Harris do të nisë Luftën e Tretë Botërore. Në fakt, para apo pas 5 nëntorit, përshkallëzimi është i rrezikshëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kur Sëmuremi nga “Sëmundja” e Djallit!

Next Story

Shkencëtarët Krijojnë Embrion Sintetik Njerëzor pa Përdorur Spermë, Vezë ose Mitër!

Latest from Info