Droni i Hezbollah depërtoi edhe një herë në mbrojtjen ajrore izraelite.
Sirenat u vonuan në lajmërimin e lagjes për rrezikun që po vinte.
Hezbollah nisi një sulm të ri me dronë herët në mëngjes në Izrael, duke synuar një bazë izraelite dhe shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netaniahu, të cilën e goditi, por jo me saktësi.
Një dron u qëllua në rezidencën e Benjamin Netaniahu në qytetin verior të Izraelit të Cezarisë sot, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri dhe gruaja e tij nuk ishin në banesë, e cilë nuk u godit dhe droni ra në oborrin e vilës.
Njoftimi nuk sqaron nëse është goditur shtëpia e kryeministrit izraelit, por është goditur padyshim një ndërtesë, ose vetë rezidenca e kryeministrit ose një godinë ngjitur.
Burime të shumta raportojnë se rezidenca e Benjamin Netaniahut është goditur.
Droni depërtoi në mbrojtjen ajrore izraelite dhe u rrëzua në një ndërtesë në Cezari, midis Tel Avivit dhe Haifës.
Pikëpyetje të reja, lidhur me mburojën antiraketë të Izraelit, lindin pas sulmit të fundit të Hezbollah.
Mbrojtja ajrore e Izraelit ka qenë gjithmonë shumë efektive. Ndoshta ka probleme tani më pas një viti lufte dhe me breshërinë e raketave që lëshojnë kundërshtarët.
Objektivi i dronëve ishte edhe baza në Glilot, e cila është selia e shërbimit inteligjent të Izraelit.
Siç raportohet nga “The Times of Israel”, sirenat paralajmëruese nuk janë aktivizuar në Cezari, ku banon Benjamin Netaniahu.
Në të njëjtën kohë, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei deklaroi se “vdekja e Jahja Sinuar nuk do ta ndalë ‘Boshtin e Rezistencës’ dhe se Hamasi do të vazhdojë të ekzistojë”.
Thinker Pedia There is definately a lot to find out about this subject. I like all the points you made