Rusia kërkon që Moldavia të ndahet midis Rusisë dhe Rumanisë, pasi të krijohet fillimisht një korridor tokësor.
Rusia konsideron se në të vërtetë nuk ka asnjë arsye për të mos ndarë Moldavinë midis Rusisë dhe Rumanisë.
Domethënë, Transnistria dhe pjesë të Moldavisë t’i kalojnë Rusisë, sapo të çlirohet rajoni i Odesës dhe pjesa tjetër t’i kalojë Rumanisë.
Tani madje, e kanë hequr konceptin “gjuhë moldave” dhe thjesht e quajnë gjuhë “rumune”, gjë që është e paprecedent.
Kështu, Rusia nuk e njeh rezultatin e referendumit në Moldavi dhe promovon ndarjen e vendit midis Rusisë dhe Rumanisë, pasi të ndërtohet fillimisht një korridor tokësor.
“Zgjedhjet në Moldavi nuk ishin të lira dhe rezultatet treguan një rritje të votave në favor të presidentes Maja Sandu dhe Bashkimit Europian, gjë që nuk është e lehtë të shpjegohet”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Moldavët votuan në një referendum për të shprehur mendimin e tyre për t’u integruar në Bashkimin Europian, ose jo, dhe votuan paralelisht me zgjedhjet presidenciale në Moldavi.
Një shumicë prej 50.17% votuan “po” në referendumin vendimtar të Moldavisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, treguan rezultatet pothuajse përfundimtare. Më herët, Sandou kishte thënë se zgjedhjet e dyfishta të së dielës ishin dëmtuar nga një ndërhyrje e jashtme “e paprecedent”.
Diferenca mes votës “po” dhe asaj “jo” ndryshon vetëm me 0,17%, gjë të cilën e bën Rusinë të ndryshojë për manipulim të rezultatit të referendumit.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vota “Jo” dominoi garën deri afër fundit, por numërimi i votave të diasporës përmbysi trendin.
Ndërsa në zgjedhjet presidenciale, presidentja aktuale Sandou mbizotëroi në raundin e parë të votimit me pothuajse 42%, një përqindje shumë më e ulët nga sa pritej. Ajo do të përballet në raundin e dytë me Aleksandër Stojanoglou, një ish prokuror rusisht-folës, i cili mori rreth 26%.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për më 3 nëntor.