Live: Pamje nga Shën Sofia – Mbërriti Erdogani & u Glorifikua nga Turma!

Besimtarë muslimanë janë grumbulluar jashtë Shën Sofisë për lutjen e parë pas shndërrimit të Kishës në Xhami, me Erdoganin që mbërriti pak minuta përpara fillimit të lutjes.

Pak minura pas orës 12, ora lokale, hyri në Shën Sofia Presidenti turk mes mijëra turqve që e glorifikonin teksa hynte në Kishën e Madhe të Krishtërimit Ortodoks.

Përgatitjet u bënë të orës së fundit, me një nxitim dhe ngut të papërshkrueshëm. Dje, vetë Erdogani bëri një inspektim paraprak, përpara të Premtes së lutjes, që të kontrollonte personalisht që gjithçka ishte bërë siç duhej dhe se të gjitha ikonat dhe afresket ishin mbuluar me çarçafë dhe mbishkrime.

Një sistem i fuqishëm fonie është vendosur jashtë Shën Sofisë, në mënyrë që të dëgjohet lutja në distanca të mëdha brenda qytetit të Konstandinit, sot Stamboll.

Dyshemeja e mermertë e Shën Sofisë u mbulua me tapete të mëdha, ndërsa çarçafë të tendosur dhe perde mbuluan afresket, mozaikët dhe ikonat. Në shkallët e Kishës, ishin varur baner me citime nga Kurani.

Sipas udhëzimeve në mjediset e brendshme të Shën Sofisë, gjenden vetëm të ftuarit nga “Diyanet”, Këshilli më i Lartë Fetar. Të gjithë të ftuarit mbajnë maskë në fytyrë dhe ruhen të gjitha rregullat mbrojtës, në kuadër të pandemisë. Gjithashtu, për çdo të ftuar do të jepet qilimi personal i lutjes.

Në “përurim” janë ftuar edhe udhëheqës të huaj si, Presidenti i Azerbaixhanit dhe Emiri i Katarit. Sipas shtypit turk në godinë do të hyjnë afro 1500 persona.

Lutjen do e thotë Ali Erbas, kreu i Departamentit të Çështjeve Fetare të qeverisë turke, i cili ka emëruar edhe imamët që do të shërbejnë në xhami. Në brendësi të Shën Sofisë dhe të oborrit të saj, janë caktuar dy hapësira ku do të luten gratë dhe tre hapësira ku do të luten burrat.

Xhamia e Shën Sofisë (paralogjizëm fjalësh në pranëvënie), siç dhe u njoftua zyrtarisht, do të hapet pesë herë në ditë për lutje, por nuk u bë me dije se kur dhe për sa orë do të jetë e hapur për publikun dhe vizitorët.

Në hyrje të Shën Sofisë tabela shkruan tashmë “Xhamia e Madhe” dhe në ballë ndodhet flamuri turk.

https://www.pscp.tv/anadoluajansi/1gqxvaMkBpgJB?t=15s

Një akt i turpshëm, që fyen të krishterë dhe muslimanë njëkohësisht, por që shënon fillimin e një epoke të re trazirash dhe përplasjesh.

Fillimi i një fundi!

Përmbushje e profecive!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Paralajmëron: "Modeli i Ri për Qeverinë Globale' po Vjen të Rishpërndajë 'Pushtet dhe Pasuri'!

Next Story

Erdogan në Rolin e Udhëheqësit Shpirtëror - Drejton Lutjen në Shën Sofia!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe