Trump Sulmon Kreun e Bankës Qëndrore FED

/

Trump për bankierin amerikan: “Shkon në zyrën e tij një herë në muaj, hedh një monedhë në ajër dhe merr vendime”.

Kritika të ashpra për kreun e FED që përcakton ekonominë botërore!

Ish presidenti amerikan dhe kandidati në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA tha në një aktivitet të fundit, të organizuar nga “Bloomberg”, se roli i bankierit qendror është “puna më e mirë dhe më e shkujdesur në administratën amerikane”.

“Shkon në zyrë një herë në muaj (…) hedh një monedhë në ajër. Dhe e gjithë bota flet për të sikur të jetë një zot”, tha Trump, i cili kritikoi hapur kryetarin e bankës qendrore amerikane (FED) Jerome Powell, të cilin ai e emëroi kur ishte president i SHBA-së, për zgjedhjet e tij të politikës monetare.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde sugjeroi sot që kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, të vizitojë selinë e BQE-së në Frankfurt për të parë sesa i vështirë është roli i bankierit qendror, pasi kritikave të Trump.

“Ai duhet të vijë të na vizitojë”, tha kreu i BQE-së, e ftuar të fliste sot në zyrat e “Bloomberg” në Uashington, me rastin e takimeve të sezonit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore.

“Kam mijëra njerëz që punojnë shumë, ekonomistë, juristë, teknikë IT dhe mund t’ju ​​siguroj se të gjithë punojnë shumë çdo ditë, jo vetëm një herë në muaj”, tha Lagarde për të kundërshtuar kandidatin Trump.

“Ne mbrohemi dhe luftojmë për euron në të njëjtën mënyrë si Fed mbron dhe lufton për dollarin, unë jam e sigurtë për këtë. Nuk dua të flas për Jerome Powell, por jam e sigurt se ai e sheh punën e tij kështu, si dhe unë”, shtoi Lagarde.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Iranianët Shfaqën Skuadrone të Raketave Supersonike Fattah-1 që Shpuan Mbrojtjen Ajrore Izraelite

Next Story

Koreanët e Veriut Ngritën Flamurin në Ukrainë, Përbri Atij Rus, Pas Pushtimit!

Latest from Info