Mijëra Mbështetës të Trump në Ceremoninë e Çeljes së Fushatës në Oklahoma (foto info)!

Ceremoninë e Çeljes së Fushatës mund ta ndiqni live tek faqja zyrtare e Presidentit Trump, por edhe në faqet e FoxNews dhe Breitbart:

https://www.facebook.com/DonaldTrump/

Mijëra amerikanë të slloganit të djathtë “Make America Great Again”, mbështetës të Trump, orë më parë se ora e caktuar për çeljen e Fushatës dhe daljen e Presidentit Trump në skenë, ndodhen në Tulsa – Oklahoma, për herë të parë pas valës së izolimit nga Coronavirus.

Flitet për një natë të zjarrtë dhe entuziaste.

Do të jetë një natë ku të djathtët mbështetës të Presidentit Trump do të dërgojnë mesazhin e triumfit në të gjithë Amerikën.

Takimi fillon në orën 8 të mbërmjes, por në vendin ku do të çelet fushata kanë shkuar mijëra dhe mijëra njerëz, që në orën 8 të mëngjesit. Të gjithë të veshur me diçka të kuqe, me flamuj dhe me banera, bluza, kapele dhe të tjera mjete ku shruhet #Trump2020, #MAGA e të tjera sllogane, kanë mbushur qytetin.

Mendohet të jetë një nga takimet më masive të para ndonjëherë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kina Sulm Kibernetik Australisë

Next Story

Kasapi Libanez në Britani, në Një Akt të Frikshëm Terrorist!

Latest from Opinione