Vizitat e saj ajo po i nis nga Tirana.
Ursula von der Leyen do të vizitojë gjashtë vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, përjashti Bosnjë-Hercegovinën, duke filluar nga Shqipëria, me synimin për të vëzhguar kursin e tyre europian.
Sipas informacioneve, ajo do të takohet sot më 23 tetor, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas do të mbajë një fjalim në Universitetin “College of Europe” në Tiranë.
Njëkohësisht do të diskutohet edhe zbatimi i planit zhvillimor prej 6 miliardë eurosh me synimin e procedurave të anëtarësimit të vendit fqinj në Bashkimin Europian.
Më herët në deklaratat e saj, Kryetarja e Komisionit ka nënvizuar:
“Puna e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor në programet e tyre të reformës tregon se ata janë të përkushtuar për suksesin e Planit të Zhvillimit.
Është harta jonë e rrugës për t’i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tonat dhe për t’u dhënë kompanive të tyre aksesin dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë të vetëm.
Të gjithë përfitojnë dhe është një hap i madh drejt BE-së”.