“Ata përdorin terroristët për të arritur qëllimet e tyre.”
Presidenti turk theksoi se “është jetike të mos biem në grackën e ngritur nga Izraeli”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi “zjarrin” e tij drejt SHBA-ve, duke theksuar se “ata po përdorin terroristët në rajonin tonë për të arritur qëllimet e tyre”.
Kujtojmë se më herët presidenti turk paralajmëroi edhe një herë se qeveria izraelite, me ndihmën e fuqive perëndimore, është e vendosur të nisë një luftë rajonale.
Deklaratat e tij erdhën pasi Tel Avivi sulmoi Iranin brenda natës.
Presidenti turk theksoi se “është jetike të mos biesh në grackën e ngritur nga Izraeli dhe mbështetësit e tij, të cilët “po përpiqen të ndezin një konflikt rajonal””, në një ceremoni në qytetin jugor turk të Hataj.
Më pas, ai theksoi se qasja e Izraelit përfundimisht do të dështojë dhe shprehu mbështetjen e tij për qeverinë dhe popullin iranian, të cilët janë bërë objektivi i ri i agresionit izraelit, pas nisjes së pushtimit tokësor të Tel Avivit në Liban.
Ministria e Jashtme turke paralajmëroi për një zhvillim të tillë duke thënë se Izraeli, ndërsa “kryen gjenocid në Gaza, duke u përgatitur për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe duke vrarë civilë çdo ditë në Liban, tani e ka sjellë rajonin tonë në prag të një lufte më të gjerë”.
“Tani është e qartë se përfundimi i terrorizmit izraelit në rajon është bërë një detyrë historike për të garantuar sigurinë dhe paqen ndërkombëtare”, shtohet në deklaratë.