Biden i Quajti “Plehra” Amerikanët që Votojnë për Donald Trump!

/

Shtëpia e Bardhë dhe Media kanë ndryshuar deklaratën!

Trump: “Faleni sepse ai nuk e di se për çfarë flet”!

Biden i quajti gjysmën e amerikanëve “plehra njerëzore”, sepse votojnë për Donald Trump dhe më pas Shtëpia e Bardhë dhe media e “transformuan” deklaratën!

Por gjendet video e presidentit amerikan duke thënë pikërisht këto fjalë dhe “transformimi” ka shkaktuar dëme të mëtejshme tek demokratët, pasi tregon se po përdoren praktika oruelliane.

https://twitter.com/i/status/1851458325554020727

Vihet re se edhe Kamala Harris ka sharë gjysmën e Amerikës duke e quajtur “fashiste”, ashtu si Hillary Clinton pak më parë i ka quajtur “të poshtër”.

Domethënë, në bazë të fjalëve të tyre, vetëm ata që votojnë për demokratët janë “njerëz të mirë”.

Me pak fjalë, zgjedhjet nuk janë të nevojshme dhe demokratët duhet të jenë në qeveri përgjithmonë.

Deklarata për “plehra njerëzore” është mësuar nga Trump, gjatë një fjalimi të tij elektoral.

https://twitter.com/EndWokeness/status/1851435723569672683

Ish presidenti amerikan i kërkoi turmës së zemëruar që ta falte Joe Biden, pasi ai “nuk e ka idenë se çfarë ka thënë”, duke lënë të kuptohet se gjendja e tij mendore nuk është e mirë dhe për rrjedhojë nuk është në dijeni të atyre që thotë.

Mirëpo, nuk ishte vetëm deklarata e Joe Biden, por asaj i paraprinë edhe deklaratat e Kamala Harris dhe Hillary Clinton, të cilat tregojnë saktësisht se çfarë mendojnë për ata që nuk i votojnë. Arsyetimi është shumë i rrezikshëm për konceptin e demokracisë në çdo vend.

Në thelb na kujton kohët e ndërluftës, domethënë kohë shumë të rrezikshme…

Pas deklaratë së Biden u bë një përpjekje për të mbuluar deklaratën nga vetë Shtëpia e Bardhë dhe nga mediat e kontrolluara nga demokratët, si Politico.

Aty e “përkthyen” deklaratën e Biden-it si më poshtë: “E vetmja mbeturinë që ekziston është urrejtja që kanë mbështetësit e Trump”.

Dhe kështu, sot na u shfaq një Joe Biden që fyen gjysmën, apo më shumë të amerikanëve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Përmbytet Spanja - Të paktën 95 të Vdekur - Pamje Apokaliptike

Next Story

Kaos në Angli - Po Digjet Kapirali i Reaktorit Bërthamor - Aksident apo "Dorë" Ruse?

Latest from Info