Pak më shumë se 73.5 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas të dhënave më të fundit nga laboratori zgjedhor i Universitetit të Floridës, ku sondazhet e djeshme tregojnë një fitore të Donald Trump ndaj Kamala Harris, në 5 nga 7 shtetet kryesore.
Ky numër është nën rekordin e vendosur në vitin 2020 prej 101.5 milionë, megjithëse ky numër u prek nga COVID-19.
Megjithatë, është më i lartë se numri i votave të hershme të hedhura në 2016 (47.2 milionë) dhe 2012 (46.2 milionë).
Nga 47 shtete që ofrojnë votim të parakohshëm, tetë zbatojnë zgjedhjet me postë, duke u dërguar fletëvotimet të gjithë votuesve të regjistruar.
Koha ndryshon: disa shtete lejojnë votimin e hershëm deri në 50 ditë para zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e kufizojnë atë në vetëm pesë ditë, me një mesatare prej 23 ditësh. Për më tepër, në 23 shtete dhe në Uashington DC, votuesit mund të votojnë gjatë fundjavave, duke siguruar akses më të madh.
Një rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024 pritet të luajnë “Swing States”, pra shtetet ambivalente.
Por çfarë janë “Swing States”?
Këto janë shtetet që pritet të luhaten në favor të njërit apo tjetrit kandidat dhe nuk shfaqin sjellje të qëndrueshme elektorale. Shumica e shteteve zakonisht tregojnë një preferencë solide për republikanët ose demokratët.
Deri dje, Trump kryesonte në 5 nga këto 7 shtete sipas kanalit ABC.
Ndërkohë, një sondazh i ri tregon se kandidatja demokrate Kamala Harris ka kaluar kandidatin republikan Trump në Iowa për një epërsi prej tre pikësh në shtetin e mesperëndimit.
Të gjitha sondazhet e paanshme tregojnë Trump-in fitues.