Show Amerikan – Siria Digjet, Skuadra e Futbollit të Sirisë Ndryshon Fanellën – Gjithçka Gati Paraprakisht!

/

Pas rënies së Asadit, Federata Siriane e Futbollit ndryshoi pardje ngjyrën dhe logon e fanellës.

Si ndikoi drejtpërdrejt në realitetin e futbollit përmbysja e regjimit në Siri.

Brenda një jave, rebelët arritën të përmbysnin një regjim prej dekadash dhe tani e gjithë Siria po përpiqet të përshtatet me kushtet e reja (duke pasur, natyrisht, edhe një luftë civile që zgjati 13 vjet).

Disa e bëjnë më shpejt, disa me hapa më të ngadaltë. Në kategorinë e parë, megjithatë, bëjnë pjesë njerëzit e Federatës së Futbollit të vendit, të cilët brenda pak orëve nga rënia e regjimit u siguruan të ndryshonin gjithçka! Gjë që na vërteton se gjithçka ka qenë gati prej kohësh!

Me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Federata bëri të ditur se tashmë dalja e parë zyrtare e Kombëtares do të ketë ngjyrën kryesore të gjelbër (që simbolizon çlirimin e sportit), ndërsa logos do i shtohet edhe një yll i tretë.

“Ndryshimi i parë në historinë e sportit sirian, larg nepotizmit, favorizimit dhe korrupsionit”, thuhet në mbishkrimin e fotos në të cilën disa ndërkombëtarë veshin fanellat e tyre të reja.

Që nga viti 2010, kur shpërtheu lufta civile, Siria nuk ka pritur asnjë ndeshje ndërkombëtare dhe garat e brendshme janë zhvilluar me vështirësi të mëdha, pasi Bashar Al-Assad nuk e pëlqente veçanërisht futbollin dhe gjithmonë e konsideronte atë një rrezik për demonstrata.

E megjithatë Siria ishte një vend që e donte futbollin dhe kishte suksese për të treguar. Viti 2011 ishte i fundit për të, pasi u kualifikua për herë të fundit në fazën finale të Kupës së Azisë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Është Radha e Bankave... Mbani Para 'Cash', në Rast se Rrëzojnë Sistemin!

Next Story

Një Dron Ukrainas Godet Çeçeninë - Droni Shpërtheu në Çatinë e Një Komisariati Policie (video)

Latest from Info