Presidenti amerikan është pozitiv për të komunikuar në telefon me homologun e tij rus.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump do të komunikojë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, pasi sipas zhvillimeve të fundit duket se ka pranuar propozimin e këtij të fundit (gjatë fjalimit të tij në Forumin Valdai) për komunikim të drejtpërdrejtë, në lidhje me luftën ruso-ukrainase.
Madje, informacionet thonë se do të ketë një takim mes dy drejtuesve përpara fundit të vitit të ri, zhvillim që jemi të parët që ju informojmë.