Robert Kennedy Jr. (Robert Francis Kennedy Jr., lindur më 17 janar 1954), i njohur gjithashtu me inicialet e tij RFK Jr., është një politikan amerikan, avokat mjedisor dhe aktivist kundër vaksinave eksperimentale mRNA.
Pas fitores së Donald Trump, Robert Kennedy Jr emërohet, sipas të dhënave të deritanishme, kreu i ri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale të SHBA-së.
Siç e ka përmendur edhe vetë në një fjalim të fundit, do të propozojë ndalimin e të gjitha reklamave të produkteve farmaceutike në televizion dhe radio.
Kompanitë farmaceutike janë të shqetësuara gjithashtu për periudhën e errët të pandemisë për shkak të hyrjes së mundshme të R. Kennedy në administratën Trump.
Presidenti i ri amerikan i ka kërkuar atij “të pastrojë korrupsionin” në sektorin e shëndetësisë.
Drejtuesit e lartë të kompanive farmaceutike, si Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson, si dhe ekspertët e shëndetit publik (si Anthony Fauci) janë në panik, sepse Robert Kennedy pritet të emërohet nga Trump në këtë fushë dhe do të hetojë vepra në periudhën e errët të pandemisë.
Dhe sigurisht kjo ka të bëjë me vaksinat e koronavirusit dhe vaksinimet masive të detyruara, si dhe miliona pyetjet që kanë lindur në lidhje me efektet e mundshme anësore të tyre në shëndetin e njeriut, të cilat nuk kanë marrë kurrë përgjigje.
Në fakt jo vetëm që nuk morën përgjigje, por edhe ata që bënin pyetje u ndëshkuan!
Edhe Robert Kennedy kishte rënë viktimë e praktikave të tilla kur publikonte pyetjet dhe shqetësimet e tij!
Videot që ai publikoi u “ndaluan” nga YouTube dhe rrjete të tjera sociale.
Këtë e dëshmon edhe mast.al, pasi çdo shkrim që publikonte të Robert Kennedy-t pati pikërisht të njëjtin fat: U bllokua nga Facebook!
Hyrja e Robert Kennedy në administratën Trump mund të ketë një ndikim “të frikshëm” në tregun global të vaksinave, duke filluar nga SHBA, sipas Financial Times.
Robert Kennedy është tashmë në bisedime me Trump për emërimin e njerëzve që vunë në dyshim sigurinë e vaksinave Covid-19 në pozicione të larta dhe nisjen e një rishikimi rregullator gjithëpërfshirës.
Robert Kennedy, një ish demokrat që braktisi fushatën e tij të pavarur për zgjedhjet presidenciale, për të mbështetur Trumpin në gusht, tha se presidenti i zgjedhur i kishte kërkuar që “të pastronte korrupsionin” në agjencitë qeveritare shëndetësore si Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Nipi i presidentit të vrarë John F. Kennedy dhe djali i senatorit të vrarë Robert F. Kennedy, shkroi në X se qëllimi i tij është “ta bëjmë Amerikën të Shëndetshme Përsëri”, duke i dhënë fund epidemisë së sëmundjes kronike, pasi synon t’u tregojë amerikanëve sesi të jetojnë një jetë të shëndetshme.
Vihet re se Robert Kennedy, edhe pse 70 vjeç, ruan një gjendje të shkëlqyer sportive dhe fizike që do ta kishin zili meshkujt shumë më të rinj.
Ai ka thënë se do të vendosë monitorë në Shtëpinë e Bardhë që do të tregojnë në kohë reale të dhënat për shkallën e obezitetit dhe depresionit në SHBA, sepse beson se këto janë plagë të vërteta që qeveritë në mbarë botën nuk po u kushtojnë vëmendje.
Disa mjekë dhe studiues që u bënë të njohur për kundërshtimin e tyre ndaj kufizimeve të Covid gjatë pandemisë, si kirurgu i Floridës, gjenerali Joseph Ladapo, profesori i Johns Hopkins Martin Macari dhe profesori i Stanfordit Jay Batacharia, do të emërohen si udhëheqës të mundshëm të FDA, CDC dhe agjensieve të tjera të shëndetësisë.
Zyrtarët e shëndetit publik nga administrata e mëparshme Trump, si Paul Mango dhe Eric Hargan, janë gjithashtu nën vëzhgim.
Batacharia, i cili ka kundërshtuar disa programe vaksinimi, i tha Financial Times se do të ishte i hapur për të shërbyer nën Trump, ndoshta si kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, por nuk ka qenë në kontakt me ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur.
“Ka shumë përqendrim pushteti në duart e pak njerëzve: nuk duhet të ketë një tjetër Tony Fauci, do të ketë kufizime kohore për drejtorët e instituteve”, tha ai, duke iu referuar ish shefit të sëmundjeve infektive.
Veçanërisht, Kennedy ka premtuar se do ta fusë Faucin në burg…
Mbështetësit e Kennedy-t kanë mirëpritur mundësinë për të ndikuar në administratën e re edhe në kurriz të kompanive të mëdha farmaceutike.
Robert F. Kennedy Jr, tani një anëtar i ekipit të fushatës së Donald Trump, është vendosur të kryesojë iniciativat shëndetësore të SHBA.
Ai ishte një kundërshtar i vendosur i kufizimeve të Covid dhe përpjekjeve të detyruara të vaksinimit.
Kennedy ka njoftuar se çfarë dëshiron të bëjë në lidhje me fluorizimin e ujit dhe thotë se Trump është i gatshëm t’i japë fund fluorizimit kur të kthehet në detyrë.
Fluorizimi i ujit në SHBA ka qenë një fushë e madhe e polemikave që kur filloi në vitin 1945.
Praktika nuk u pranua gjerësisht nga komuniteti shkencor dhe dentar në atë kohë.
Është një çështje tabu që pakkush ka guximin ta sfidojë, ashtu siç ndodhi me ndryshimin e klimës.
Ka shumë raporte nga e kaluara për testimin e fluorit nga njerëz të Rajhut të Tretë dhe sovjetikët, me pretendimin se kjo është bërë për të kuptuar nëse popullsia mund “të kontrollohej”.
Në fakt, sovjetikët imponuan fluorizimin masiv të furnizimit me ujë në vitet 1960, një praktikë që përfundoi në vitet 1990.
Është përfolur për dekada se ky kimikat i veçantë shkaktoi sjellje të nënshtruar dhe uli IQ-në, duke e bërë popullsinë më të lehtë për t’u kontrolluar nga elitat.
Sigurisht që nuk është përgjigjur nëse kjo është e vërtetë apo jo, por as nuk është bërë ndonjë hulumtim zyrtar për këtë.
Gjithsesi, vendosja e Robert Kennedy-t në krye të departamentit të shëndetësisë ka ngjallur shqetësim dhe problematika për shumë individë dhe kompani nga industria e farmaceutikës, por edhe persona nga administrata e vjetër Trump dhe ajo e Biden.