Mitsotakis Urdhëron të Tijtë: “Hiqni Postimet Kundër Trump në Rrjete Sociale”!

/

Mitsotakis i ka thënë stafit të tij të fshijnë çdo gjurmë elektronike, çdo postim të bërë kundër presidentit të rizgjedhur amerikan Donald Trump.

Sipas informacioneve, Kyriakos Mitsotakis është në një gjendje paniku të madh pasi në bazë të garancive të bashkëpunëtorëve të tij të afërt për fitoren e Kamala Harris, që përfundimisht u rrëzuan solemnisht nga populli amerikan, nuk priste që Trump të dilte fitues në zgjedhjet e fundit amerikane. Deri në ditën e zgjedhjeve në SHBA, vetë kryeministri, i gjithë stafi i qeverisë, por edhe zyrtarë të ND-së, po postonin kundër Trump, ndërsa Zelenskin e mbështesnin me postime dhe në praktikë me armatime dhe shkëmbime të mëdha, çështje pët të cilën, dihen shumë mirë qëndrimi i presidentit Trump.

“Ra sinjali” DELETE!

Të njëjtat burime informaci na thonë se, pardje, Kyriakos Mitsotakis është informuar se Donald Trump ka urdhëruar që të kontrollohen të gjitha postimet e kryetarëve të shteteve dhe figurave kryesore në qeveritë e shteteve më të rëndësishëm për Amerikën.

Më konkretisht, vetë Kyriakos Mitsotakis, por edhe zyrtarë të lartë të qeverisë, tha dje se “marrëdhëniet Greqi-SHBA kanë një thellësi strategjike”, ndaj nuk ka asnjë shqetësim për ndryshimin politik në anën tjetër të Atlantikut. Sinjali ka dhënë urdhër gjithashtu që politikanët që dalin ekraneve televizive të thonë se “Greqia nuk ka patur kurrë lidhje me “woke agenda””.

Edhe në Shqipëri ndodh pak a shumë e njëjta komedi, me skena deklaratash qesharake lidhur me Trump. Shumë nga ata që janë deklaruar hapur pro Kamala Harris, kanë marrë tani një kthesë zalisëse 180 gradë dhe nuk po na lënë radhë të flasim ne për Trump.

Ana satirike, qesharake, humoristike e politikës së pafytyrë dhe e personazheve të saj amorfë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një Deputet Ukrainas Thotë: "Zelenski po Vjedh Para si i Çmendur - Përgatitet për të Ikur nga Ukraina"!

Next Story

Trump Ngre Padi 10 Miliardë Dollarë Kundër "New York Times" & "CBS" - I Akuzon për Keqinformim

Latest from Info