Prodhuesit e shquar të vaksinave panë rënien e aksioneve të tyre javën e kaluar, pasi Donald Trump njoftoi se RFK Jr. do të drejtolë Shërbimet Shëndetësore dhe Njerëzore gjatë mandatit të tij të dytë.
Vetëm disa orë pasi Trump zgjodhi Kennedy-n, aksionet e Pfizer ranë 4.3%, aksionet e Moderna ranë me 3.1% dhe ato të Novavax me 2.8%.
Në fillim të njoftimit të Sekretarit të ri, i cili pritej të ndodhte, aksionet e Pfizer ranë me 2% dhe aksionet e Moderna dhe Novavax ranë me 6%.
Prodhuesit e tjerë të vaksinave, përfshirë GSK dhe BioNTech të Gjermanisë, gjithashtu pësuan rënie të theksuara.
Donald Trump do të ndalojë përdorimin e disa vaksinave gjatë mandatit të tij të dytë. Trump, i cili ka lidhur vaksinat me autizmin në të kaluarën, tha se ndalimi i vaksinave do të mbetet një opsion.
“Unë do të flas me RFK Jr. dhe me njerëz të tjerë dhe do të marr një vendim, por ai është një djalë shumë i talentuar dhe ka pikëpamje të forta”, tha Trump.
Kennedy ka shpenzuar dekada duke bërë fushatë për të nxjerrë në pah efektet anësore të dëmshme, madje vdekjeprurëse, të vaksinave dhe tragjedinë e dyfishtë të familjeve që kanë një fëmijë të lënduar nga një vaksinë, vetëm për të goditur atë mur mohimesh dhe njollash, në kërkesën e tyre, për drejtësi.
“Siguria dhe shëndeti i të gjithë amerikanëve është roli më i rëndësishëm i çdo administrate dhe HHS do të luajë një rol të madh për të ndihmuar që të gjithë të mbrohen nga kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet, produktet farmaceutike dhe aditivët ushqimorë që kanë kontribuar në kriza dërrmuese shëndetësore në këtë vend”, tha Trump në një postim në X, duke njoftuar emërimin e Kenedit.