Askush Nuk Mbetet i Papunë – Stoltenberg Pas NATO-s Merr Drejtimin e Klubin Bilderberg!

/

Jens Stoltenberg, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe arkitekti kryesor i strategjisë ushtarake perëndimore, do të marrë një rol qendror si bashkëkryetar i klubit Bilderberg.

Kjo organizatë në hije, e akuzuar shpesh për ndikim në politikën botërore me dyer të mbyllura, tani ka çimentuar lidhjet e saj me udhëheqjen e NATO-s. Stoltenberg, 65 vjeç, i cili vetëm kohët e fundit u tërhoq nga roli i tij në NATO, nuk është i huaj për qarqet e fuqisë botërore. Si ish kryeministër i Norvegjisë dhe anëtar i shquar i Partisë Laburiste, ai ka qenë prej kohësh një personazh në rrjetet elitare politike. Por lëvizja e tij nga udhëheqja e NATO-s në një post të lartë në Bilderberg, ka nxitur spekulime rreth linjave të paqarta midis aleancave ushtarake dhe axhendave mbi kombet.

Klubi Bilderberg, i cili funksionon në fshehtësi të plotë, organizon takime vjetore të elitës botërore, duke përfshirë politikanë, drejtues biznesi dhe përfaqësues të medias, nën një regjim konfidencialiteti të rreptë, pranon në krye të tij ish drejtuesin e NATO-s. Mungesa e transparencës lejon elitat e pazgjedhura të formësojnë politika që prekin miliarda njerëz, duke anashkaluar llogaridhënien demokratike. Tani, me Stoltenberg në krye, dyshimet thellohen për përafrimin e NATO-s me qëllimet e errëta të Bilderberg.

NATO, të cilën Stoltenberg e udhëhoqi gjatë konflikteve kritike, përfshirë luftën në Ukrainë, po kalon një krizë të gjerë kredibiliteti për shkak të strategjisë së saj. Roli i tij në klubin Bilderberg mund të rrisë shqetësimet se NATO po vepron si një krah i planeve të pakontrolluara globaliste dhe jo si një aleancë mbrojtëse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Finlandë: Fibri Nëndetës Jashtë Shërbimit!

Next Story

Emërimet e Trump Janë Dhimbje Koke për Presidentin Turk Erdogan

Latest from Info