SHBA: Senati Pranoi T’i Japë 60 Miliardë Dollarë Ndihmë Ukrainës!

/

Biden bëri thirrje që marrëveshja “të miratohet” nga Kongresi sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas Bashkimit Europian prej 50 miliardë dollarë për Ukrainën, vjen mbështetja financiare astronomike edhe nga SHBA.

Demokratët dhe republikanët në Senat arritën dje një marrëveshje që do të lejojë ndihmë të mëtejshme ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën dhe Izraelin, ndërsa do të ashpërsojë politikën e emigracionit dhe azilit në SHBA.

Miratimi i këtij teksti nuk është i garantuar, megjithatë, pasi gjithnjë e më shumë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve kundërshtojnë hapur sigurimin e fondeve të mëtejshme për Kievin për t’iu kundërvënë forcave ruse.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka deklaruar se kjo marrëveshje “ka vdekur para se të dalë në votim”.

Votuesit republikanë tashmë janë të zemëruar me marrëveshjen dhe me senatorët republikanë që e kanë pranuar atë.

Sipas udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer, teksti pritet të dalë për një votim fillestar të mërkurën.

Marrëveshja siguron 20 miliardë dollarë shtesë për sigurinë kufitare, 60 miliardë dollarë më shumë për mbështetjen e Ukrainës, 14 miliardë dollarë më shumë për mbështetjen e Izraelit, 2.4 miliardë dollarë për aksionin e CENTCOM dhe operacionet në Detin e Kuq dhe gati 5 miliardë dollarë për të mbështetur partnerët amerikanë në “Indo-Paqësor”, sipas senatores demokrate Patty Murray.

10 miliardë dollarë të tjerë do të ndahen për të ofruar ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe për Ukrainasit.

Presidenti amerikan Joe Biden theksoi menjëherë pas prezantimit të kësaj marrëveshje se e mbështet “fuqishëm” atë dhe bëri thirrje që ajo “të miratohet” nga Kongresi sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse marrëveshja shkon drejt miratimit, së bashku me 50 miliardë dollarët që BE do t’i japë Kievit, ato do të jenë një ndihmë shumë e madhe për ukrainasit, që sigurisht do ta zgjasë jo pak luftën me Rusinë.

Do të jetë e mjaftueshme? Apo janë paratë e fundit të shoqërive tashmë të rraskapitura që “do të humben” pa ndonjë efekt real në fushat e betejës?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Harta Globale e Nivelit të Korrupsionit - Shqipëria në Zonën e Kuqe

Next Story

“Bomba” e Trump: “Ndoshta nuk do të Arrijmë as në Zgjedhjet e Nëntorit – Lufta e Tretë Botërore Është Shumë Afër”!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,