Pse Dritaret e Avionit Janë Ovale në Kënde?

/

Çfarë na thotë piloti?

Shumica, nëse jo të gjithë, kemi udhëtuar me avion të paktën një herë dhe diçka që na ka rënë në sy është se në vend të dritareve katrore, avioni ka dritare ovale / të rrumbullakëta.

Përgjigjen pse avionët kanë dritare të rrumbullakëta e jep kapiteni Steve me videon e tij TikTok.

Konkretisht, piloti veteran tregon sesi mbi 70 vite më parë avionët ndërtoheshin me dritare katrore, por dizajni shkaktoi probleme, pasi krijoheshin çarje në qoshet e dritareve, kur avionët ngjiteshin në lartësinë mbi 30,000 këmbë.

Pasi u thyen disa dritare për shkak të dizajnit, inxhinierët rikonfiguruan avionin.

Ata zgjodhën të adoptojnë dritaret e rrumbullakëta, pasi kjo formë redukton në mënyrë drastike shanset e rritjes së presionit.

Në postimin e tij piloti thotë:

“Pse dritaret e aeroplanit janë të rrumbullakëta? E vërteta befasuese. Zbuloni arsyen magjepsëse pas qosheve të rrumbullakosura të dritareve të avionit.

Ky ndryshim i dizajnit, i rrënjosur në shqetësimet e sigurisë që nga vitet 1950, parandalon dështimet katastrofale gjatë fluturimit.”

Piloti u ul në një nga ndenjëset e avionit dhe tregoi arsyet pse dritaret janë të rrumbullakëta.

“A keni menduar ndonjëherë pse dritaret e pasagjerëve në një aeroplan janë të rrumbullakosura në kënde dhe jo katrore? Gjithçka filloi në vitet 1950 kur avionët u projektuan me dritare katrore dhe mbi Europë, pasi avionët filluan të ngjiteshin më lart dhe kërkonin më shumë presion, u shfaq një problem.

Kompanitë e fluturimit humbën disa avionë në ajër. Aeroplanët literalisht u shkatërruan sepse dritaret katrore krijonin çarje të vogla pikërisht në kënde / qoshe dhe mjaft nga çarjet shfaqeshin për shkak të presionit në aeroplan, për pasojë puthitja e qosheve ndahej”, shpjegoi ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Këto Janë 10 Qytetet që u Kanë Dhënë Emrat e Tyre Sindromave të Çrregullimeve Psikologjike

Next Story

Brukseli & Humbja e Ukrainës - Kemi Lëvizje të Sistemeve Ushtarake në Holandë & në të Gjithë Europën! (Video)

Latest from Info