Greqi: Mënyra e Re e Vjedhjes së Makinave & Hajdutët që po Bëjnë Kërdinë!

/

Policia greke ka bërë tashmë disa arrestime.

Teknologjia dhe elektronika nuk janë gjithmonë në shërbim të qytetarit, por mund të përdoren edhe kundër tij.

Ja çfarë është regjistruar nga Policia greke, që shkakton shqetësim të madh për këdo.

Rritja e interesit për teknologjinë dhe inovacionin nuk po prek vetëm industritë e IT dhe komunikimit, por është shtrirë edhe në botën e errët të krimit, veçanërisht në atë të vjedhjes së makinave. Në Greqi po vihet re një tendencë alarmante me shfaqjen e një metode të re vjedhjeje mes teknologjisë së lartë, e njohur si “prishja e bllokimit me valë”.

Kriminelët, duke përdorur pajisje të sofistikuara, po përfitojnë nga natyra ‘wireless’ e çelësave të makinave moderne. Ndërsa pronari tenton të mbyllë automjetin e tij me çelësin ‘wireless’, autorët transmetojnë një sinjal bllokues, që pengon komunikimin mes çelësit dhe automjetit. Rezultati? Makina mbetet e zhbllokuar, pa dijeninë e pronarit, duke e bërë atë një objektiv ideal për vjedhje.

Pajisjet e përdorura janë shpesh të vogla, ambulante dhe të vështira për t’u zbuluar, apo dedektuar. Për më tepër, shitja dhe zotërimi i pajisjeve të tilla bëhet lehtësisht edhe në internet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

3 Pije që Pastrojnë Veshkat

Latest from Info