Etatisti, Kryptokomunisti, i Përdorshmi Kurti, Nëse Zgjidhet, do të Jetë “Tsipras-i” i Kosovës – Shesin Emrin & Gjithçka!

Ku dëgjon për nacionalizma me trumpeta dhe batërdi, prit tradhëti!

Konfuci kosovarëve do u thoshte sot: “Studioni të shkruarën e Albin Kurtit për të parë si do të jetë e ardhmja”. Çfarë të shkuar ka Albin Kurti? Mund të na e thotë kush?

Na e thonë amerikanët që e cilësojnë fillimisht si aktivist dhe më pas si politikan. Dhe neologjizmi “aktivist” në ditët e sotme nuk është veçse kamuflazhi i termit “komunist”. Por tendencat komuniste të Albin Kurtit nuk shfaqen vetëm tek cilësimi si “aktivist”, por tek i gjithë programi i tij politik, social dhe ekonomik, që është edhe dokumenti kryesor i Partisë së tij “Vetvendosje”, një program skajshëm i majtë, me tendenca të pastra shtetëzimi dhe autoritarizmi. Albin Kurti është shumë larg teorisë së tregut të lirë dhe të shtetit të vogël, është shumë larg teorisë që shteti nuk duhet të ndërhyjë në treg, sepse tregu është rregullator i vetes dhe hapësira ku sipërmarrja i vendos vetë rregullat, përkundrazi, Albin Kurti është një etatist i padreqshëm, adhurues i popullit proletar dhe shtetit padron.

Një shqiptar i Malit të Zi, i lindur në Prishtinë, një individ që jetën e ka kaluar në protesta dhe në aktivizëm. Nuk ka asgjë të keqë tek kjo, tek të qënurit aktivist, por njëkohësisht i gjithë ky aktivizëm nuk ka asnjë gjurmë dhe asnjë rezultat pozitiv, veçse përdorim sezonal, për rrethana të posaçme, me protesta të stisura me shumë fonde.

Që prej vitit 1997 si student organizon protesta dhe tymnaja, zhurmë dhe shfaqje proletare, por në vitin 2019, kur u bë kryeministër për disa muaj, sërish mori vetëm 26% të votës popullore. Me këtë përqindje, vetëm me çerekun e popullsisë, pranoi të bëhet Kryeministër dhe aktivisti ekstrem, ky burrë “i patundur”, sapo mori karrigen e kryeministrit, veprim e parë që kreu ishte anullimi i vendimit të ish kryeministrit Haradinaj për taksë ndaj produkteve sërbe. Ku shkoi vallë atdhetarizma e aktivistit?! Apo nacionalizma është logodiare propagandistike me urdhër të “shefit” sa për të marrë votat?

Të kujtojmë që çdo herë që është burgosur kanë ndërhyrë ndërkombëtarët për ta nxjerrë nga burgu. Cilët ishin këta ndërkombëtarë? Pse për Albinin ngrihej komuniteti ndërkombëtar dhe për të tjerë jo?!

Kurti ishte që prej vitit 1997 aktivist dhe drejtues i Rrjetit apo Organizatës jo-Fitimprurëse “Action for Kosovo Network”, një lëvizje që kishte në mision të saj të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale, arsimin, kulturën dhe artin. Çfarë na kujton kjo ndërthurje fushash dhe misioni i kësaj organizate? Kush e paguante këtë rrjet, kush e financonte? Si mund të jetojë një indidvid si aktivist, pa qënë i punësuar diku? A e ka ushtruar ndonjëherë profesionin e tij si Inxhinier Telekomunikacioni Albin Kurti, apo gjithë jetën e ka kaluar si aktivist rrugëve dhe më pas si deputet?

Sot, kur Kurti shfaqet si pro-europian dhe që padyshim ka mbështetjen e Presidentit Biden, mos harroni se në vitin 2005 ngrihej kundër UNMIK-ut, në vitin 2007 kundërshtonte Planin Ahtisaari, kundërshtonte BE-në. I vetëm i bënte këto vallë, apo në prapaskenë e suportonte dikush?

Në vitin 2005 rrjeti shndërrohet në parti politike që emërtohet “Vetvendosje”. Sërish mendimi na shkon tek financat, kush e financoi krijimin e kësaj partie vallë? Pse u duhej kosovarëve një tjetër parti-çkë? Sa janë financat e saj dhe nga burojnë?

Për herë të parë në vitin 2010 kjo parti hyn në zgjedhje dhe merr 12,6% të votave, teksa maksimumin e saj arrin në vitin 2019, kur kjo parti mori vetëm 26,2% të votës së kosovarëve. Përqindje e pamjaftueshme për të justifikuar marrjen e postit të kryeministrit të një vendi, teksa në 4 votues, të mbështet vetëm 1-ri dhe një pjesë e madhe e votave të Kurtit, buronin nga kosovarë që jetojnë përtej kufijve, që janë thuajse jashtë realitetit kosovar.

***

Ndryshojmë kapitull dhe kujtojmë se Qeveria e Presidentit Trump shkatërroi dhe shkallmoi nga themelet Thaçë, Haradinaj, shkuli nga politika kosovare shkurre dhe barna, duke i dhënë Kosovës planin më të mirë të mundshëm për: 1. zgjidhje të mosmarrëveshjeve me Sërbinë; 2. njohje të saj prej shteteve kudo në botë, mes tyre edhe Izraeli; 3. zhvillim ekonomik duke investuar në sektorët më të rëndësishëm në vend; – duke vendosur për kryeministër një intelektual të toneve të ulta dhe jo një aktivist të shashkave dhe tymnajave, të gazit në parlament dhe të britmave aktivisto-komuniste, që veçse kaos shkaktonin, sepse Thaçit, Haradinajt dhe të gjithë të tjerëve Kurti dhe “Vetvendosja” e tij nuk u bëri dot gjë, kurrë dhe kurrsesi.

Ardhja e Biden në pushtet dhe përmbysja e gjithçkaje në Kosovë duhet të na bëjë të gjithëve skeptikë dhe duhet të kemi frikë se Kosova do të bëjë regres tashmë, ose më e pakta do të jetë në staniacion, siç ka qënë në këto 2 dekada, drejtuar nga hijena politike, kukulla në duart e leftistëve amerikanë dhe të ndonjë globalisti gangster amerikan.

https://fb.watch/3EZ6hiLHKA/

Pavarësia mesa duket ishte akti që leftistët amerikanë të bënin një bazë amerikane në Ballkan? Kjo është pavarësia që i dha Klinton dhe pasardhësit globalistë, me të fundit Obamën, që nuk e kishte fare në hartën e tij politike Kosovën dhe kosovarët.

Pavarësia e Kosovës do të vinte e plotë dhe e sigurtë, ekonomikisht, politikisht, etnikisht dhe territorialisht vetëm me Planin e Presidentit Trump. Kosovarët nuk e kuptuan, në gjykimin tim!

Nuk paska qënë e shkruar! Mallkim të jetë vallë?

Meqë i besojmë Perëndisë dhe e konsiderojmë njeriun si vlerë, të shpresojmë se nesër kosovarët do të qëndrojnë në lartësinë e duhur të gjykimit politik.

3 Comments

  1. Sa per investimet amerikane we ti i shikon me aq entuziazem po e shikojme dhe ne me kto bankersat e naftes qe spaguajne asnji takse dhe na marin nga 50 milion euro neper gjyqe etj. Dhe sipas majkell mur zonje e dashur ne kushtetuten amerikane nuk ka asnji fjale per ekonomine e lire te tregut.keshtu mos u shqetsoni shume per programin majtist te kurtit.

  2. Sa ishin Bankersat e vertete ata ishin Taksapaguesi numer 1 pas Bankers vinte Vodafon,Po ti shkruaj keto qe ta dishe se ndoshta se ke infon e plote,e tani qe vetem Emrin se keta lekur verdhet qe zoteria juaj i pelqene pake se kane program komuniste e kane katandisur si kokoshi nje thele.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Pëshpëritmë Kur Më Flet për Dashurinë" (Shekspir)!

Next Story

Mijëra Qytetarë Grekë Përpara Parlamentit Kundër Lockdown-it - Sulm i Pashkak nga Forcat Speciale ΜΑΤ - Dhunë Fizike & Gaz Lotsjellës!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe