Kush po Fiton Vërtet nga Lufta në Ukrainë?

/

“Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha Robert F. Kennedy Jr. në fillim të vitit.

“Është një luftë që rusët janë përpjekur vazhdimisht ta zgjidhin me kushte që ishin shumë, shumë të dobishme për Ukrainën.

Kurse kontraktorët e mëdhenj ushtarakë duan të vazhdojnë të shtojnë vende të reja në NATO”, tha ai. “Pse? Sepse atëherë ai vend duhet të përputhet me blerjet e tyre ushtarake, me specifikimet e armëve të NATO-s, që do të thotë se disa kompani … fitojnë një treg të kapur”, shpjegoi ai.

Kush po fiton vërtet nga lufta në Ukrainë?

Pak njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë lufta në Ukrainë për biznesin e madh, pra mundësitë që i jep bizesir kjo luftë. Nuk janë vetëm armët dhe kontratat e rindërtimit, por janë tokat e mëdha bujqësore të Ukrainës, disa nga më pjelloret në botë, që janë dhënë në dispozicion të kompanive amerikane si, BlackRock, që është në ballë të të gjitha kompanive të tjera.

Robert F. Kennedy Jr. shpjegon qartë.

JP Morgan dhe BlackRock, janë shndërruar nga financuesit e fatkeqësisë në “heronjtë” e rindërtimit në vlerë gjysmë trilion dollarë. Kjo është hipokrizia e rindërtimit të Ukrainës, nga të njëjtat kompani që bënë luftën dhe përfitojnë edhe pas saj!

JP Morgan dhe BlackRock, së bashku me firmën konsulente McKinsey & Company, po punojnë me qeverinë ukrainase për të krijuar një fond rindërtimi. Qëllimi i këtij fondi është të tërheqë investime të konsiderueshme për rindërtimin e vendit, që mund të kushtojë nga 400 miliardë deri në 1 trilion dollarë, në varësi të vlerësimeve. Ky fond, i njohur si Fondi për Zhvillimin e Ukrainës, do të përdorë një qasje të “financimit të përzier”, për të mobilizuar kapitalin publik dhe privat, duke synuar sektorë prioritarë si infrastruktura, klima dhe bujqësia.

BlackRock dhe JP Morgan ofruan shërbimet e tyre duke ngarkuar Ukrainën për të menaxhuar këtë fond, duke shfrytëzuar ekspertizën e tyre në tregjet financiare dhe menaxhimin e borxhit. Synohet që ky fond të bëhet plotësisht funksional sapo të përfundojë lufta, megjithëse planifikimi tashmë është duke u zhvilluar dhe është diskutuar në konferencat e fundit ndërkombëtare të zhvilluara.

Bashkëpunimi i fundit midis JP Morgan, BlackRock dhe McKinsey & Company për rindërtimin e Ukrainës tregon situatën tragjike në planetin tonë. Nga njëra anë ka kompani që synojnë të rrëmbejnë pasurinë dhe të blejnë tokën e Ukrainës, nga ana tjetër… vetë ukrainasit vriten në luftë për shitjen e atdheut të tyre.

Kjo luftë me siguri do të cilësohet si lufta më idiote në historinë e njerëzimit!

Në një marrëveshje që synon të mbledhë qindra miliarda dollarë për të rindërtuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta, këta gjigantë financiarë amerikanë po pozicionohen si shpëtimtarët financiarë të një vendi, shkatërrimi i të cilit u lehtësua nga politikat dhe veprimet në tregjet financiare, ku ata dominuan dhe ata vetë e krijuan si situatë faktike.

Shtetet e Bashkuara, përmes politikave dhe ndërhyrjeve të tyre të jashtme, kanë një histori të gjatë të nxitjes së destabilitetit në rajone të ndryshme të botës. Megjithatë, në rastin e Ukrainës, situata ka dalë jashtë kontrollit. Që nga fillimi i krizës ukrainase, interesat amerikane kanë qenë të qarta: dobësimi i Rusisë dhe zgjerimi i ndikimit perëndimor.

Ironia bëhet edhe më e dukshme kur marrim parasysh se shumë nga të njëjtat institucione financiare që tani thirren për të rindërtuar Ukrainën, janë të njëjtat që po përfitojnë nga konflikti i armatosur dhe destabilizimi i tregjeve globale.

JP Morgan dhe BlackRock janë entitete të rrënjosura thellë në sistemin financiar global dhe të dyja kanë një histori financimi të industrive ushtarake dhe qeverive që përjetësojnë konfliktin. JP Morgan, për shembull, ka një histori të gjatë përfshirjeje në financimin e luftërave dhe regjimeve autoritare në mbarë botën. BlackRock, nga ana tjetër, si menaxheri më i madh i aseteve në botë, ka aksione në pothuajse të gjitha kompanitë kryesore të mbrojtjes, të cilat përfitojnë drejtpërdrejt nga prodhimi i armëve të përdorura në konflikte si Ukraina.

Kjo dikotomi është shqetësuese: të njëjtat institucione që financuan shkatërrimin, janë të njëjtat që do të përfitojnë nga rindërtimi i Ukrainës.

“Fondi i rindërtimit” i propozuar për Ukrainën nuk është vetëm një përpjekje humanitare, është gjithashtu një manovër strategjike për të siguruar që kapitali perëndimor mbi të cilin do të kenë kontroll, kontroll absolut mbi asetet e ardhshme dhe infrastrukturën financiare të vendit. Rindërtimi i Ukrainës, i cili po kushton deri në një trilion dollarë, paraqet një mundësi fitimprurëse për këto kompani, të cilat tashmë konsiderohen… “shpëtimtare”.

Për më tepër, prania e McKinsey & Company në projekt, shton një shtresë kritike plus, pasi firma konsulente shpesh është akuzuar për praktika joetike dhe bashkëpunim me regjimet e korruptuara. Mungesa e transparencës dhe praktikat e diskutueshme të McKinsey vënë në pikëpyetje integritetin e proçesit të rindërtimit.

Udhëheqësit perëndimorë që plaçkitën dhe përdhunuan këtë vend në mënyrën më të keqe, duhet të ndëshkohen në mënyrën më shembullore. Fatkeqësisht nuk ka asnjë fuqi në botë për momentin që do ta bëjë këtë, përveç Rusisë që mund të përparojë me pushtimin total të Ukrainës, teksa shikon këto tendenca, të këtyre kompanive.

Kontrolli i tyre mbi mas-Median ka potencialin të keqinformojnë dhe të paraqesin të bardhën, të zezë. Sigurisht që përgjegjësitë i takojnë edhe publikut që ofrohet për manipulim. Njerëzimi duhet të zgjohet, qoftë edhe në momentin e fundit. Tani që është në rrezik të një fatkeqësie globale.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump po i Kërkon Elon Musk të Blejë MSNBC & ta Bëjë Atë Një Rrjet Lajmesh Falas!

Next Story

Musk Kundër Starmer: "Britania Është Një Shtet Policor Tiranik - Zgjedhjet e Reja Duhet të Zhvillohen Menjëherë"!

Latest from Info