Vërshojnë lumenj dhe zhyten shtëpi dhe automjete nën ujë.
Më shumë se 100 paralajmërime dhe alarme për përmbytjet janë lëshuar në të gjithë Uellsin.
Uellsi është në gatishmëri të lartë pasi stuhia Bert godet pjesën më të madhe të rajonit, me autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të jenë në gatishmëri. Qindra shtëpi u zhytën nën ujë dhe rrugët u kthyen në lumenj nga sasia e madhe e shiut.
Vlen të theksohet se stuhia Bert shkaktoi 80% të reshjeve mesatare mujore të nëntorit, në më pak se 48 orë.
Gjithashtu, banorëve u kërkohet që të qëndrojnë larg lumenjve të fryrë dhe të mos ecin apo të ngasin makinën nëpër ujërat e përmbytura.
“Ato shpesh janë më të thella sesa duken dhe përmbajnë rreziqe të fshehura” tha menaxheri taktik i ‘Natyral Resources Uells’, duke shtuar se më shumë se 100 paralajmërime për përmbytje dhe alarme ishin lëshuar, me ura dhe rrugë të mbyllura.
Shikoni video: