“Kombet e mëdha” mund “të arrijnë të pamundurën”, tha Emmanuel Macron.
Organoja e madhe kishtare e shekullit të 15-të me pesë rreshtat e çelësave dhe 5000 aula u dëgjua për herë të parë pas pesë vite.
Me një ceremoni madhështore, Franca festoi rihapjen e Notre Dame de Paris (Shën Maria e Parisit) të restauruar pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019.
Me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, morën pjesë 40 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota. Festimet filluan me tingulin kumbues të kambanës së katedrales, ndërsa Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, trokiti tre herë në portën e Notre-Dame. Ceremonia u “vesh” nga një kor që këndoi himne kishtare.
Zjarrfikësit u duartrokitën nga të pranishmit
Më pas u shfaq filmi “Notre Dame Reborn” i cili përshkruante sesi u bë restaurimi, ndërsa zjarrfikësit që kishin marrë pjesë në shuarjen e zjarrit dhe zejtarët hynë në kishë të shoqëruar nga duartrokitje. Ndërsa ata ishin brenda kishës, mesazhi “Merci” (faleminderit) u shfaq në fasadën e Notre Dame në disa gjuhë.
Më pas u pasua një performancë muzikore me violinë dhe violonçel nga vëllezërit Renaud dhe Gautier Capucon.
“Kombet e mëdha mund të arrijnë të pamundurën.”
“Këmbanat e Notre Dame, që shoqëruan historinë tonë, po bien sërish”, tha Emmanuel Macron.
“Ne vendosëm të rindërtonim [Notre Dame] për ta bërë atë edhe më të bukur”, tha ai. “Ne zgjodhëm vëllazërinë”, shtoi Macron, duke falenderuar donatorët dhe ata që punuan për restaurimin.
Pas fjalimit të Emmanuel Macron, në kishë hynë 110 flamuj pariziane dhe 100 këngëtarë.
Homazh për gjeneralin Zorzelin
Emmanuel Macron dhe Laurent Ulrich i bënë homazhe gjeneralit Zorzelin, ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze. Zorzelinit iu besua mbikëqyrja e rindërtimit të Notre Dame.
Njeriu që mbikëqyri projektin deri në vdekjen e tij në vitin 2023, ëndërroi ditën e hapjes me fjalët: “Unë do të jem pas një shtylle, ditën që do të hyjnë Kryepeshkopi, kryeprifti dhe do të bëhen zotër të vendit. Gjithçka që bëj është që t’ua dorëzoj atyre”.
Zozerlin në gusht 2023 kishte shkuar për ecje në Pyrenees dhe kishte humbur jetën. Emri i tij është i gdhendur në majën e Notre Dame.
“Zgjojeni organon e shenjtë!”
Organoja e madhe e kishës e shekullit të 15-të me pesë rreshtat e çelësave dhe 5000 aula u shpëtua nga zjarri në vitin 2019, megjithëse ishte i mbuluar me suva, pluhur dhe ujë. Puna për “ta shpëtuar” ishte e vazhdueshme dhe e vështirë, por ajo u dëgjua sërish në inaugurim.
“Organoja e zgjuar, organoja e shenjtë”, tha Kryepeshkopi i Parisit. Organoja madhështore dhe masive e kishës, me 7,952 aula që variojnë nga madhësia e një qindarke deri në gjerësinë e një trungu, bëri jehonë për herë të parë, që nga koha e zjarrit.
“Jo” biletës!
Në hapje u lexua edhe një mesazh i Papa Françeskut, i cili kërkonte që hyrja në Notre Dame të ishte e lirë. Numri “i madh” i njerëzve që do të vizitojnë Notre-Dame de Paris duhet të pranohen “bujarisht dhe pa pagesë”, tha Papa, mes një reagimi të fortë nga kisha ndaj propozimit të Ministrisë franceze të Kulturës për të paguar një biletë.
Përfaqësuesit e feve dhe mesazhi i kryepeshkopit
Të pranishëm në festime ishin edhe përfaqësues të të gjitha feve në Francë. “Kjo është çdo gjë tjetër veçse një ditë e zakonshme, edhe për ne”, tha Antony Boussemart, bashkëpresident i Shoqatës Franceze Budiste.
Christian Krieger, president i Federatës Protestante Franceze, tha: “Jam i kënaqur që kjo ndërtesë ka marrë kaq shumë vëmendje nga kombi. Është një formë e njohjes së natyrës fisnike të adhurimit, kur përfshin heshtjen, lutjen dhe pritjen e njerëzve”.
Në hapje, Kryepeshkopi i Parisit lexoi një pjesë nga letra e Apostullit Pal drejtuar Efesianëve: “Prandaj, ju nuk jeni më të huaj dhe të panjohur, por jeni bashkëqytetarë me shenjtorët dhe anëtarët e shtëpisë së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelet e apostujve dhe profetëve, me vetë Jezu Krishtin si gur themeli. Në të gjithashtu ndërtoni së bashku një banesë për Perëndinë me anë të Frymës”.
Pas leximit, kryepeshkopi tha se Notre Dame është një vend që mirëpret të gjithë ata që hyjnë, qofshin ata të krishterë apo jo.
Kush ishte prezent në Notre-Dame de Paris?
Notre-Dame u vizitua nga krerët e shteteve, përfshirë Donald Trump. Të pranishëm ishin edhe donatorët, si CEO i LVMH, Bernard Arnault, i cili dhuroi 200 milionë euro. Në festime ishin të pranishëm edhe ish sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ish kryeministri francez Michel Barnier, ish presidentët e vendit Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande, si dhe kreu i BQE-së, Christine Lagarde. I pranishëm ishte edhe Princi William.
Një nga të ftuarit e parë që mbërriti në Notre Dame ishte CEO i Grupit Kering, François-Henri Pinault, i cili dhuroi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales ikonë. “Jam shumë i lumtur t’u sjell pak gëzim atyre njerëzve që qanë teksa panë Notre Dame duke u djegur në tym në prill 2019”, tha ai.
Turma njerëzish dolën në rrugët e Parisit në shi dhe ndoqën natën e hapjes në ekranet gjigante. Pas inaugurimit pasoi një koncert në oborrin e Katedrales.
Pritja e Trump
Më herët, Emmanuel Macron i uroi mirëseardhjen Donald Trump në Pallat. “Ne kemi marrëdhënie të mira dhe kemi arritur shumë, i respektojmë dhe i duam francezët. Jam i nderuar që jam këtu”, tha Donald Trump. “Dhe me siguri duket sikur njerëzit po çmenden disi, tani. Ndaj dhe do të flasim për këtë”, shtoi ai. Menjëherë pas Trump, në Pallat ka mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Më parë, filantropisti Ed Eisele nga Phoenix, Arizona, i cili ndihmoi në restaurimin e katedrales në kujtim të gruas së tij, e cila ishte franceze, mbërriti në pallatin presidencial. Michel Picand, president i Fondacionit të Miqve të Notre Dame, i kishte kërkuar atij që të financonte punën. “I thashë se pagëzimorja do të kushtonte 200,000 dollarë. Më tha: “Shumë mirë, a ke nevoja të tjera?”. I thashë: “po, nuk kemi mbaruar financimin e organos së korit, do të na duhen 1.5 milionë”. Eisele përfundoi duke dhuruar 1.7 milionë dollarë.”
Zonja e Parisit
Katedralja mesjetare 860-vjeçare, një simbol i Francës dhe Parisit, është restauruar me kujdes, me një majë dhe çati të re, ajo i është kthyer lavdisë së mëparshme dhe dekorimet e saj të bardha dhe ari shkëlqejnë sot më shumë se kurrë. Në mbrëmjen e 15 prillit 2019, parisienët që nxituan në vendngjarje dhe shikuesit e televizionit në mbarë botën panë të tmerruar teksa spiralja dhe çatia e katedrales u shemb në një zjarr që kërcënoi kumbataret kryesore dhe të gjithë ndërtesën, e cila u shmang duke u shkatërruar plotësisht.
Mijëra mjeshtër ekspertë, nga zdrukthëtarë dhe gurgdhendës, deri tek artistët e xhamit me njolla, kanë punuar pa ndërprerje gjatë pesë viteve të fundit, duke përdorur metoda të lashta për të restauruar, riparuar ose zëvendësuar atë që është shkatërruar ose dëmtuar.
Guri i themelit të katedrales u vendos në vitin 1163 dhe ndërtimi i saj vazhdoi në shekullin pasardhës, ndërsa u restaurua dhe u shtua në shekujt XVII dhe XVIII.
Victor Hugo ndihmoi për ta bërë katedralen një simbol të Parisit dhe Francës kur e përdori atë në 1831 si mjedis për romanin e tij “Notre Dame”. Kuazimodo, personazhi qendror i romanit, është bërë personazh i filmave të Hollywood-it, si dhe i një filmi të animuar të Disney-t dhe të një muzikal.
Aq shumë para janë mbledhur për restaurimin e tij nga e gjithë bota, më shumë se 840 milionë euro, sipas zyrës së Macron, saqë kanë mbetur fonde për të investuar më tej në ndërtesë.
Kisha Katolike tani pret që Katedralja të mirëpresë rreth 15 milionë vizitorë në vit.
Urime,
Shkrim i plot !