Stop Kërkesave të Sirianëve për Azil në Europë

/

Sot është prëgatitur vendimi për të ndaluar dhënien e azilit për sirianët në vende të Bashkimit Europian.

Vendi i parë që sot ndaloi proçedurën e shqyrtimit të kërkesave për azil të sirianëve që hynë në Europë pas vitin 2015, është Greqia.

Athina sot deklaroi se nuk do të shqyrtojë më kërkesat e sirianëve për azil në Greqi. Numri i azilkërkuesve në Greqi deklarohet se është mbi 9 mijë kërkesa. Ndërkohë që burime nga policia greke bëjnë fjalë për shumë më shumë sirianë që gjenden aktualisht në Greqi.

Të njëjtin vendim kanë marrë edhe vende të tjera në BE si, Gjermania, Austria, apo edhe Danimarka dhe Norvegjia.

Ndryshimi i situatës politike në Siri, që ka ndodhur jo më larg se 48 orë më parë, detyroi këto vende të marrin vendime të tilla, ekstreme në dukje. Pse?

U rrëzua një regjim dhe pushtetin e rrëmbyen xhihadistët në Siri. Mos ndoshta kjo është edhe më e rrezikshme për Europën? Padyshim që tashmë Siria është një vatër destabiliteti dhe lufte dhe sot më shumë se kurrë, shumë sirianë do të përpiqen të largohen nga Siria.

Çfarë dinë europianët që nguten të marrin një vendim të tillë?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bardella i RN Paralajmëron për Valë të Re Migracioni nga Siria në Europë - "Islamistët më të Këqij" Kanë Ardhur në Pushtet!

Next Story

Masakra në Glyfada, Athinë: 2 të Vdekur & 1 i Plagosur!

Latest from Info