Si do të Jetë Antikrishti?

/

Kur isha në shkollë të mesme, punova për një kohë në një shtypshkronjë. Menaxherit atje i pëlqente veçanërisht të tregonte një anekdotë për falsifikuesin më të madh në botë. Mesa duket, ky falsifikator kishte bërë një kopje të përsosur të monedhës “9 euro”, përveç faktit që ishte rreth një centimetër më i gjatë. Pronari i shtypshkronjës, sa herë që tregonte historinë, “shkrihej” nga të qeshurit, ndaj më bënte mjaft përshtypje.

Sa herë që del tema e Antikrishtit, më kujtohet kjo anekdotë, sepse Antikrishti është falsifikuesi i madh.

Ekziston vetëm një falsifikator me aftësi dhe përvojë të mjaftueshme që mund të arrijë mashtrimin përfundimtar. Natyrisht, po i referohem djallit, falsifikuesit të fundit që jo vetëm shpiku falsifikimin dhe mashtrimin, por e ka përsosur atë gjatë mijëra viteve.

Antikrishti do të jetë arritja kurorëzuese e mashtrimit të djallit, kryevepra e tij. Ky mashtrues do të jetë më i miri që ka ardhur ndonjëherë, aq i aftë sa që në të vërtetë “do të mashtrojë, nëse është e mundur, edhe të zgjedhurit” (Marku 13:22).

Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar nga ekzistenca e kaq shumë portreteve të Antikrishtit. Zakonisht priren të theksojnë përbërësin e parë “anti” si atë që anulon përbërësdin e dytë “Krishtin”. Shumë portrete të njohura të Antikrishtit e përshkruajnë atë si të mbrapshtë dhe të lig. Për shembull, Nikolai Karpathia, personazhi Antikrisht në serinë e librave dhe videove “Left Behind”, është një politikan rumun komplotues dhe vrasës, i cili flet me një theks të tillë sa ne e lidhim atë me Kontin Drakula. Në përgjithësi, ky është edhe imazhi i zakonshëm që kemi për Antikrishtin. Por e vërteta është, siç do ta shqyrtojmë më poshtë, se ai do të jetë i ndjeshëm dhe tërheqës, saqë gabimisht e ngatërrojmë me vetë Krishtin.

Engjëlli i Dritës

Ky është qëllimi kryesor i Antikrishtit. Ai nuk është thjesht kundërshtari i Krishtit, por një uzurpator, një mashtrues, një pretendues i fronit, ai që dëshiron atë që ka Krishti dhe atë që është Krishti. Ajo që ai kërkon kryesisht është adhurimi. Për ta marrë atë, ai duhet t’i bindë njerëzit se, ai është vetë Krishti.

Sigurisht, njerëz me prejardhje të ndryshme kanë gjithashtu ide të ndryshme sesi mund të duket Jezusi nga jashtë, por në realitet askush nuk mund ta dijë. Bibla, megjithatë, na paralajmëron se “…satani është shndërruar në një engjëll drite” (2 Korintasve 11:14). Shprehja “engjëll i dritës” tingëllon e përshtatshme për të mashtruar, imprensionuar, por i paqartë.

U drejtohet dëshirave tona më të mëdha

Bibla nuk na jep asnjë informacion sesi do të duket Antikrishti, por na informon se cilat do të jenë veprimet e tij, dhe kjo sepse ne e dimë natyrën e fjalëve dhe veprimeve të Krishtit.

Pra, është e sigurt të thuhet se Antikrishti do të flasë me fjalë të bukura dhe ngushëlluese. Padyshim, ai do të flasë për dashurinë, paqen, drejtësinë dhe vëllazërinë universale, sepse këto janë idealet që dëshirojmë. Në fakt ai do të prekë thellësitë e psikikës sonë, idealet dhe pritshmëritë tona të cilat do t’i bëjnë gënjeshtrat e tij të parezistueshme.

Dëshira fillestare e Luçiferit (djallit), që çoi në largimin e tij nga parajsa, ishte të bëhej “…si Shumëlarti” (Isaia 14:14), të bëhej si vetë Zoti dhe më pas ai përdori një argument mashtrues me Evën. Ai i tha asaj se nëse ajo hante nga pema e dijes të së mirës dhe së keqes, sytë e saj “do të hapeshin” dhe ajo do të bëhej si Perëndia (Zanafilla 3:5).

Sigurisht, të jesh si Zoti tingëllon si një gjë shumë e mirë. Por mashtruesi i madh shpesh i mbështjell tundimet e tij me mirësi në dukje.

Mashtruesi origjinal

Diçka e ngjashme përshkruhet në filmin Luther (prodhuar në 2003), në të cilin një i ri idealist i quajtur Aleandro vjen në Romë. Në Vatikan, një kardinal e pyet: “Çfarë kërkon më shumë?”. Aleandro i përgjigjet: “T’i shërbej Zotit me gjithë zemër”. Atëherë kardinali e paralajmëron: “Epo, kjo është zona në të cilën do të tundohesh”. Ndërsa filmi vazhdon, shohim sesi dëshira e Aleandros e çon atë në kryerjen e akteve të tradhtisë, rrëmbimit dhe vrasjes. Kështu vepron djalli, na ofron “më të mirën” për të na çuar drejt më të keqes.

Në shkretëtirë, djalli i ofroi gjëra të mira Jezusit. Ai tha se:

*do t’i jepte bukë për ta mbajtur gjallë;

*do t’i jepte një mundësi për të shpallur plotësinë e premtimeve të Perëndisë për mbrojtjen engjëllore;

*do t’i jepte atij sundimin mbi të gjitha mbretëritë e tokës.

Në vetvete, të gjitha këto gjëra janë të mira. Madje disa prej tyre janë pjesë e misionit dhe qëllimit që erdhi për të përmbushur Krishti. Por e keqja depozitohet në atë që djalli kërkon që këto gjëra të realizohen.

Ai përdor të njëjtën taktikë si ne: “thjesht bën këtë lëshim të vogël – kompromis në këmbim, dhe si rrjedhojë të gjitha këto të mira mund të jenë tuajat”. Ky është një truk i njohur për çdo sharlatan dhe mashtrues.

Djalli është babai i të gjithë sharlatanëve, mashtruesi origjinal. Pra, Antikrishti do të dijë të thotë fjalët më të bukura, të shtypë butonat tanë të duhur emocionalë, të na bëjë të ndiejmë se çdo qëllim i tij është thjesht filantropik dhe se nëse e ndjekim atë, kjo do të sjellë vetëm lumturinë tonë.

Do të ketë mjaft të vërteta në fjalët e tij për t’i bërë gënjeshtrat e tij të besueshme, aq – si të thuash – sheqer për të mbuluar helmin. Por do të jenë vetëm gënjeshtra. Jezusi tha për të: “Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse është gënjeshtar dhe vetë ati i gënjeshtrës” (1 Gjonit 8:44).

Shenja dhe përbindësha

Por vetëm fjalët nuk mjaftojnë. Bibla na informon se Antikrishti do të na shpërqëndrojë me “shenja dhe përbindësha” (Marku 13:22). Kapitulli 13 i Zbulesës përshkruan qartë një profet të rremë kaq mrekullibërës, i cili ka karakteristika identike me ato të Krishtit (brirët e qengjit), por “fliste si një dragua”, një karakterizim që tregon Satanain (Zbulesa 13:11, 12:9). Për të fshehur gënjeshtrat e tij, “…ai la gjurmë, shenja të mëdha, kështu bëri që edhe zjarri të zbriste nga qielli në tokë para njerëzve. Dhe ai i mashtroi banorët e dheut për shkak të shenjave që i ishin dhënë, që i bënte përpara bishës…” (Zbulesa 13:13, 14).

Por ka disa gjëra që djalli nuk do të jetë në gjendje t’i kopjojë dhe një prej tyre është Ardhja e Dytë e Krishtit që do të jetë në shkëlqim dhe lavdi.

Zbulesa e përshkruan kthimin e Krishtit në këtë mënyrë: “Ja, ai po vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë” (Zbulesa 1:7). Çdo qenie njerëzore në planet do ta shohë Jezusin kur Ai të kthehet.

Jezusi na paralajmëroi duke thënë: “Nëse ju thonë: “Shiko! Ai është në shkretëtirë, mos dil: Ja, në dhomat e brendshme, mos besoni. Sepse ashtu si rrufeja del nga lindja dhe shkëlqen deri në perëndim, kështu do të jetë prania e Birit të njeriut” (Mateu 24:26, 27). Ky pasazh na tregon se Antikrishti do të përpiqet të kopjojë kthimin e Krishtit duke u shfaqur në pjesë të ndryshme të tokës (ndoshta duke përdorur mjetet e komunikimit masiv për ta bërë “shfaqjen” e tij globale).

Por kthimi i Krishtit do të shkaktojë vëmendjen mbarëbotërore. Krishti do të shfaqet në qiell dhe do të jetë i dukshëm nga njëri skaj i tokës në tjetrin.

Apostulli Pal na dha një përshkrim tjetër të rëndësishëm të Ardhjes së Dytë të Krishtit. Ai shkroi: “Sepse vetë Zoti do të zbresë nga qielli me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë…” (1 Thesalonikasve 4:16). Për këtë arsye, për më tepër, që Ardhja e Dytë e Krishtit të perceptohet në mbarë botën, ajo do të jetë jehone. Ne do të dëgjojmë zërin e saj të lartë!

Me fjalë të tjera, kur të kthehet Krishti, të gjithë do ta kuptojmë.

Shmangia e mashtrimit

Si mund ta shmangim mashtrimin e Antikrishtit kur ai shfaqet?

Bankierët, si dhe ata që merren me kërcënimin e falsifikimit, e dinë se mënyra më e mirë për të dalluar kartëmonedhat e falsifikuara është të njiheni plotësisht me ato origjinale. Kështu që arkëtarët e bankave nuk e humbin kohën e tyre duke shqyrtuar kartëmonedha të falsifikuara. Në vend të kësaj, ata fokusohen në njohjen e gjësë së vërtetë.

E njëjta metodë do të zbatohet në rastin tonë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të kuptojmë gjithçka që Bibla na tregon për Ardhjen e Dytë autentike të Krishtit, sepse vetëm nëpërmjet dëshmisë së saj do ta kuptojmë të vërtetën aq qartë sa për të dalluar Ardhjen e Dytë të rreme të Antikrishtit.

Kur të kuptojmë se Jezusi do të kthehet në retë e qiellit, me fuqi dhe lavdi dhe me një tingull të lartë që do të jetë si një bori, atëherë do të mund të dallojmë lehtësisht një mashtrues që shfaqet në vende të ndryshme të botës, duke u maskuar si Krishti.

Ndërsa është e rëndësishme të dimë se si do të duket Antikrishti dhe çfarë do të thotë ai, është edhe më e rëndësishme të njohësh Krishtin e vërtetë. Jezusi na siguron: “Siç ju thashë, delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin. Dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe ata nuk do të humbasin kurrë dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime” (Gjoni 10:27, 28).

Ata që e njohin Jezusin e vërtetë nuk duhet të kenë frikë nga i rremi. Sepse ata tashmë e dinë origjinalin. Ata flasin me Të dhe e dëgjojnë Atë çdo ditë. Ata e njohin zërin e Tij dhe askush, as Antikrishti, as askush tjetër nuk mund t’i rrëmbejë nga duart e Tij.

Nëse e dimë se çfarë thotë Bibla e Shenjtë për Ardhjen e Dytë të Krishtit dhe nëse e njohim Krishtin personalisht, atëherë nuk kemi nevojë të kemi frikë se mos na mashtron Antikrishti, kur ai të shfaqet.

Previous Story

Kampi i Përqendrimit të Aushvicit

Next Story

Fjalë Nukleare: Pse Lufta e Tretë Botërore nuk Mund të shmanget! - Të Shkruarës Nuk i Shpëtojmë Dot!"

Latest from Info