A e dini që ekziston një ushqim që astronautët nuk lejohen ta hanë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për shkak të rrezikut të një shpërthimi?
Pavarësisht nëse i doni apo i urreni, lakrat e Brukselit janë një element kryesor i darkës amerikane të Krishtlindjeve dhe gjithmonë do të gjejnë udhëtimin e tyre drejt pjatës tuaj.
Megjithatë, duhet t’i largoni lakrat nga menuja, nëse shkoni në hapësirë, pasi tendenca e tyre është që ty bëjnë konsumatorin të prodhojë gazta dhe kjo përbën rrezik serioz për të shpërthyer në hapësirë.
Kjo është për shkak se gazrat e trupit të njeriut janë të ndezshëm për shkak të prodhimit të dioksidit të karbonit, metanit, hidrogjenit dhe azotit, të gjitha këto janë shumë të ndezshme, veçanërisht në një hapësirë të kufizuar dhe të cënueshme si ISS.
Nuk është i vetmi prim, apo produkt në fakt që ndalohet, janë edhe brokoli dhe fasulet e pjekura gjithashtu, që ndalohen nga hapësira, për arsye të ngjashme.
Siç raporton Daily Star, ekspertja e teknologjisë dhe prezantuesja televizive Maddie Moate thotë: “Perimet priren të na dehidratojnë mjaft. Dhe nuk do të dëshironit që një ekuipazh astronaut i mbyllur brenda stacionit hapësinor të ndihej i pakëndshëm.
Ekziston edhe çështja e gazrave, siç mund ta imagjinoni, që do të ishte mjaft e pakëndshme për t’u përballur veçanërisht në një hapësirë kaq të kufizuar.“
***
Sa më sipër lexoni, të cilat filluan të na i thonë nëpër Media, është një parapërgatitje për karbonin që shkarkon njeriu në mjedis. Pas disa kohë do të na thonë që të hamë më pak lakër, brokoli, fasule dhe të tjera.
Është marrëzi, po ja që është fakt.