Zelenski Propozoi Bashkëprodhim Armësh me Vendet e Ballkanit (përveç Greqisë)!

/

Zelenski bëri thirrje për organizimin e një forumi ukrainas-ballkanik të mbrojtjes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski gjatë fjalimit të tij, në takimin dyditor të vendeve të Europës Juglindore, propozoi bashkëprodhimin e armëve me vendet e Ballkanit, përveç Greqisë.

“Ne jemi të interesuar për bashkëprodhim (armësh) me ju dhe të gjithë partnerët tanë”, tha Zelenski në fjalimin e tij, duke iu drejtuar delegacioneve të Shqipërisë, Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi, Kroacisë, Moldavisë dhe Rumanisë. “Ka rreth 500 kompani të industrisë së mbrojtjes që operojnë në Ukrainë dhe secila prej tyre shton forcën, por nuk mjaftojnë për të mposhtur Putinin. Ne hasim probleme me furnizimin me municion, gjë që ndikon në situatën në fushën e betejës”, shtoi ai.

Zelenski sugjeroi që të organizohet një forum mbrojtës ukrainas-ballkanik, qoftë në Kiev ose në një kryeqytet ballkanik, për të promovuar bashkëpunimin në prodhimin e armëve. Ai bëri propozime të ngjashme vitin e kaluar për kompanitë britanike dhe amerikane të armëve dhe municioneve.

Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Rumania janë anëtarë të NATO-s, zbatojnë sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe kanë dërguar armë dhe pajisje në Ukrainë. Ekzistojnë gjithashtu industri të rëndësishme të mbrojtjes në disa vende të Ballkanit, si Serbia dhe Kroacia, trashëgimi të ish Jugosllavisë. Ndërkohë që Serbia, një aleate e vjetër e Rusisë, nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës dhe padyshim nuk mund të jetë pjesë e kësaj aleance për prodhim armësh për Ukrainën.

Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga 10 vende në Samit thotë se liderët e tyre janë të gatshëm të marrin pjesë në Samitin e paqes në Zvicër këtë pranverë, për të diskutuar propozimin e paqes nga Zelenski. Nisma e presidentit ukrainas, i cili parashikon tërheqjen e ushtarëve rusë nga të gjitha territoret ukrainase, tashmë është hedhur poshtë nga Moska.

Në kuadër të Samitit, Zelenski zhvilloi bisedime dhe nënshkroi një marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Zelenski, ai tha se çdo minutë që dërgimi i armëve në Ukrainë vonohet është një “dhuratë” për presidentin rus Vladimir Putin.

Mes Samitit të Tiranës, SHBA mes instrumentit Aleks Soros dhe kryeministrit shqiptar u vulos mbështetje e shteteve të Ballkanit për Ukrainën, dhe jo vetëm kaq u fol edhe për prodhim armësh.

Ndërkohë që mes deklaratave të Presidentit të Serbisë, Kosova kaloi në kategorinë e vendeve që nuk duhet të numërohet si shtet prezent në çdo lloj organizimi ku aleati i Rusisë në Ballkan të jetë pjesë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Feja e Globalistëve

Next Story

Kremlini: "Ushtarët Francezë që do të Mbrojnë Zelenskin, do të Kenë Fatin e SS-ve Francezë në 1945!"

Latest from Info