Shumë braktisin makinat e tyre dhe vazhdojnë udhëtimin në këmbë.
Mijëra sirianë po kthehen në Damask pas rënies së Bashar al-Assad, pamjet me dron që tregojnë “kaos” trafiku në rrugë.
Në fakt, shumë i braktisin makinat dhe vazhdojnë udhëtimin në këmbë.
#SYRIA – Thousands of Syrians are returning to the country after the fall of the Assad regime
— Asgard Intel (Fryer) (@AsgardIntel) December 9, 2024
Turkish TV channel TRT Haber published drone footage showing major traffic jams on the roads leading to Damascus. Many people abandoning their cars and continuing their journey on foot. pic.twitter.com/fYE9qu7zba
E njëjta pamje e radhëve dhe pritjes kur qindra sirianë u mblodhën në dy pika kufitare në Turqinë jugore të hënën, duke pritur me padurim kthimin e tyre në shtëpi.
Shumë arritën në portat e Cilvegozu dhe Oncupinar në agim, të veshur me batanije dhe pallto. Disa fushuan aty pranë, duke ndezur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.
Lufta civile 13-vjeçare e Sirisë ka shkaktuar një nga “krizat më të mëdha të refugjatëve në botë”, sipas Kombeve të Bashkuara.
Rreth 7.2 milionë sirianë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre brenda vendit, kryesisht në zonat e kontrolluara nga rebelët, ndërsa më shumë se 6 milionë u larguan dhe u bënë refugjatë.
“Falë Zotit, rruga jonë është e hapur…!”
Adem Mohamed Zin, një shtetas sirian, tha për Anadolu Agency se po shkonte për në Damask, vendlindjen e tij.
Ai shprehu gëzimin e tij për çlirimin e vendit të tij pas kaq shumë vitesh: “Falë Zotit, rruga jonë është e hapur, Asadi ka ikur dhe lufta ka mbaruar. Unë kam qenë në Stamboll për 10 vite. Zoti i bekoftë turqit, ata na ndihmuan shumë”.
Ali Hasiko, i cili prej 12 vitesh pret të kthehet në atdheun e tij, Hama, falenderoi gjithashtu Turqinë: “Faleminderit Turqi që na hapi dyert”.
Ibrahim al-Muta, priste me familjen e tij prej gjashtë anëtarësh për të shkuar në Hama, tha se kishte qenë në Turqi për gati 11 vite. “Falë Zotit, lufta ka mbaruar. Turqia është e mrekullueshme, por atdheu ynë është Siria”, tha ai.
“Duam të shohim një Siri të re!”
“Turqia do të punojë për kthimin e sigurtë dhe vullnetar të emigrantëve sirianë dhe do të ndihmojë në rindërtimin e Sirisë pas përmbysjes së papritur të presidentit Bashar al-Assad nga rebelët”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
“Në periudhën e ardhshme, ne duam një Siri ku grupet e ndryshme etnike dhe fetare të jetojnë në një kuptim, të integruar të qeverisjes dhe në paqe. Duam të shohim një Siri të re që ka lidhje me fqinjët e saj, që shton paqen dhe stabilitetin në rajonin e saj”, shtoi Hakan Fidan.