Alexander Dugin: “Siria do të Jetë Fillimi i Fundit për Turqinë, Erdogan Tradhtoi Rusinë”!

/

Çfarë tha filozofi dhe intelektuali rus?

Me fjalë shumë të ashpra intelektuali dhe filozofi rus Aleksandër Dugin ka reaguar ndaj lëvizjes së Turqisë për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, përmes rebelëve islamikë të HTS-së, duke e cilësuar këtë veprim si tradhti, siç tha ai në mënyrë eksplicite.

Duke komentuar ngjarjet në Siri, Dugin tha se Erdogan ka bërë një gabim strategjik dhe se tani do ta paguajë.

Në veçanti, teoricieni rus argumentoi se, “Siria veproi ose po vepron si një kurth për Erdoganin”, pasi e çoi atë të tradhtonte Rusinë dhe Iranin me qëndrimin e tij, që do të thotë mbështetjen që ai u dha rebelëve myslimanë ekstremistë.

“Erdogani është i dënuar”, shtoi Dugin, ndërsa vlerësoi me siguri se qëndrimi i Ankarasë në Siri do të shënojë edhe “fillimin e fundit të Turqisë”.

“Deri tani ju kemi mbështetur”, nënvizoi ai më pas, por shpejtoi të sqaronte se “tani e tutje, Turqia do të pendohet” për atë që bëri në Siri.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Komandanti i Marinës Amerikane: "Ne po Luftojmë Gjatë Gjithë Kohës, Kurse Kinezët Kanë Harruar të Luftojnë"!

Next Story

Si u Ndërtuan Piramidat: Mjeti që Ndihmoi Egjiptianët e Lashtë

Latest from Info