Shuma do t’i ndahet një fondi që synon të krijojë një “institucion presidencial dhe muze”.
Rrjeti televiziv amerikan ABC pritet të paguajë 15 milionë dollarë si dëmshpërblim, për t’i dhënë fund një padie për shpifje të ngritur nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, mbi komentet e bëra nga një prezantues i njohur.
Sipas dokumenteve të bëra publike dje, zgjidhja jashtëgjyqësore e palëve parashikon se shuma do t’i akordohet një fondi që synon të krijojë një “fondacion dhe muze presidencial” kushtuar manjatit republikan.
Marrëveshja e arritur nga ABC gjithashtu përcakton që rrjeti ABC dhe Stefanopulos do të kërkojnë falje publike, duke theksuar se u vjen keq për akuzat për Donald Trump, si dhe duke paguar shpenzimet gjyqësore me vlerë një milion dollarë.
Dikur këshilltar i Bill Clinton-it, më pas një figurë e njohur në televizionin amerikan prej disa vitesh, George Stefanopoulos është dalluar për mënyrën sesi interviston dhe është ndër kryesorët e ABC News. Së fundmi ai prezanton dy emisione të tij.
Stefanopoulos ka intervistuar Barack Obama, Benjamin Netaniahu, Vladimir Putin, ndër të tjera dhe u përzgjodh në korrik për të intervistuar edhe presidentin në largim Joe Biden, kur aftësia e tij mendore tani ishte në pikëpyetje, përpara se të tërhiqte kandidaturën e tij për një mandat të dytë.
Presidenti i zgjedhur Trump në përgjithësi i referohet hazetarit në një mënyrë jashtëzakonisht përçmuese, ai e quajti atë “Slopadopoulos”, e quajti lirshëm atë një “njeri të irrituar” dhe e konsideron stilin e tij të intervistës “gjënë më të keqe që ka ekzistuar ndonjëherë”.