Kajro: “Nën pushtimin otoman Kostandinopoja”. Koordinohet Rusia dhe Egjipti kundër Turqisë.

“Grusht” në stomakun e Turqisë njoftimi i Institucionit më të Lartë Fetar në Egjipt, që lidhet me Kostandinopojën.

Kremlini njoftoi se Presidenti Putin bëri një bisedë të gjatë telefonike sot me homologun e tij në Egjip Abdel Fattah El-Sisi lidhur me zhvillimet në Libi dhe në përgjithësi me qëndrimet e Rusisë në Libi, Siri, Egje dhe Mesdhe.

Të dy presidentët ranë dakord që të ndjekin me vendosmëri sigurimin e hapjes së negociatave dhe vendosjen e rendit, si dhe ndalimit të luftës, apo agresionit turk.

Rusia dhe Egjipti ranë dakord që të bëjnë gjithçka për të ndaluar përplasjet luftarake dhe të kalohet menjëherë në negociata mes palëve brenda Libisë, nën edhe prezencën e Kombeve të Bashkuara.

Libia dhe agresioni turk duket se kanë “zgjuar” nga gjumi letargjik jo vetëm fuqitë e mëdha, por edhe vende më të vogla në Mesdhe, për atë që po përgatit Sulltani Erdogan.

Kontakti i këtyre dy Presindentëve konsiderohet i rëndësisë së veçantë për zhvillimet e mëtejshme në Libi dhe në vende të tjera të Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.

Kajro: “Nën pushtimin otoman Kostandinopoja”

Dar Al-Iftaa (Institucioni më i Lartë Fetar i Egjiptit) i bëri një sulm publik planit të Presidentit turk Erdogan, mes të cilit kërkon ta kthejë Kishën e Shën Sofisë, nga një kishë monument kulture të rëndësisë së veçantë, në xhami, duke e cilësuar Kostandinopojën si “një qytet nën pushtimin otoman”.

Në një njoftim që u dha nga Fatwa (GFI) dhe që u dërgua nga shërbimi Dar Al-Iftaa, Erdogani u akuzua se shfrytëzoi fjalët e islamit dhe e përdori ‘fatwas’ si armë për të përfituar paligjshmërisht politikisht, brenda dhe jashtë vendit.

GFI deklaroi: “Çështja e kthimit të Kishës së Shën Sofisë në xhami është parathënë dekada më parë, por mbeti një vegël dhe një armë propagande në duart e shumë politikanëve turq në fushatat e tyre elektorale, për të marrë votat e njerëzve të përkushtuar në fe dhe rituale.

Shën Sofia u ndërtua si kishë në periudhën e Bizantit, në vitin 537 pas Krishtit dhe funksionoi si e tillë deri në pushtimin e Kostandinopojës në vitin 1453, kur dhe u shndërrua në xhami.

Në vitin 1934, Kisha e Shën Sofisë u transformua në Muze me dekret që u nxorr nga Republika Turke e asaj kohe.

Ndërkohë që vetëm para një jave Presidenti Erdogan e përfshiu Kishën e Shenjtë të Kostandinopojës në epiqendër të festimeve me rastin e ditës së “dorëzimit” të qytetit në duart e otomanëve. Një akt që në fakt përdhosi një histori të hershme, kur turqit nuk ishin ende pjesë e atyre territoreve.

Vjet, Ministria e Arsimit të Arabisë Saudite bëri një seri ndryshimesh dhe përshtatjesh në librat e historisë, duke i dhënë Perandorisë Otomane karakterin e vërtetë, duke shfaqur realitetin shumë më qartë dhe duke i karakterizuar otomanët si pushtues, që kryen krime dhe gjakderdhje në të gjitha krahinat dhe principatat ku shkelën.

Kjo çështje ka qënë një tjetër temë e diskutuar mes Presidentit Putin dhe El-Sisi, ku të dy kanë shprehur shqetësimin me sjelljen në përgjithësi dhe taktikat agresive dhe keqdashëse, padyshim edhe destabilizuese, të Sulltanit Erdogan, siç e cilëson Presidenti egjiptian homologun e tij turk.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

CNN "Gramafoni" që Mashtron Popullin me Sondazhe të Rreme, Kundër Trump. Si dikur me Hillary Clinton!

Next Story

Për kë do të votojë George W. Bush në 2020?!

Latest from Info