Meloni Jep Dorëheqjen nga Lidershipi i Konservatorëve Europianë: “Jam Njeri i Ndershëm”!

/

“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse do të më kërkohet të merrem me të gjithë, çdo natë, prej tani dhe deri në fund të mandatit tonë në qeveri.”

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka njoftuar sot, të dielën (15.12.24) synimin e saj për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidentes së Konservatorëve Europianë.

Njoftimi u bë gjatë fjalimit të Giorgia Melonit në Festivalin Rinor të partisë së saj Fratelli d’Italia, i cili përfundon sot në Romë.

“Brenda dy viteve kemi krijuar gati një milion vende pune. Silvio Berlusconi, i cili e kishte bërë flamurin e tij krijimin e pikërisht një milionë vendeve pune, do të ishte krenar nëse do t’i thuhej se qeveria që ai vetë ndihmoi për t’u krijuar, e bëri në dy vite”, theksoi Meloni.

Në të njëjtën kohë, duke iu referuar realitetit europian, ajo shtoi: “Tani që i lamë pas zgjedhjet europiane, konsideroj se e kam përmbushur detyrimin tim dhe dua të njoftoj se do të jap dorëheqje nga posti i presidentit të Konservatorëve Europianë. Është një familje politike që meriton të ketë një president me kohë të plotë”.

Megjithatë, duhet theksuar se ndryshimi i afërt i gardës, në grupin e Konservatorëve Europianë, dihet prej disa kohësh. “Besoj se në mesin e kandidatëve të rinj do të jetë miku im Mateusz Morawiecki. Ai u bë kryeministër i Polonisë, ai është një konservator i madh dhe një mik i Italisë. Duartrokitjet e sotme, në këtë sallë, konfirmojnë se do ta mbështesim në betejën e tij të re.”

Georgia Meloni u shpreh optimiste për mundësinë e funksionimit të dy qendrave për azilkërkuesit që Italia ka krijuar në veri të Shqipërisë dhe që prej disa javësh janë bosh për shkak të vendimeve negative të gjykatës.

“Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse do të më kërkohet të merrem me të gjithë, çdo natë, prej tani deri në fund të mandatit tonë qeverisës. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, njerëzve të denjë, të më ndihmojë ta luftojmë atë. Unë nuk jam armike, jam një njeri i ndershëm”, nënvizoi kreu i qeverisë italiane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ultimatumi Blinken Drejtuar Erdoganit: "Do të Godisni ISIS-in në Siri, në të Kundërt..."!

Next Story

Suedi: Po Përgaten 30 Mijë Varre për Një Luftë të Mundshme me Rusinë!

Latest from Info