Takimi i turqve me Blinken në aeroportin e Ankarasë ishte shpërthyes, lexoni se çfarë diskutuan.
Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i tha Turqisë se ishte “absolutisht e nevojshme” të punonte kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, pas rënies së Bashar al-Assad.
Ultimatum i Uashingtonit për Erdoganin!
Në të njëjtën kohë, kryediplomati amerikan tha se ka parë “shenja inkurajuese” në lidhje me arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.
Deklaratat e tij u bënë gjatë fazës së dytë të turneut të tij në Lindjen e Mesme pas rënies së regjimit të Assad-it në Damask. Kryengritja e suksesshme nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) shënoi fundin e një faqeje të gjatë për Sirinë, pasi familja Assad sundoi për më shumë se pesë dekada.
Në këtë kuadër, të enjten Blinken ndodhej në Turqi, ku për më shumë se një orë u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në aeroportin e Ankarasë.
“Vendi ynë ka punuar shumë dhe ka dhënë shumë, gjatë viteve, për të siguruar që kalifati territorial i Shtetit Islamik të neutralizohet, për të siguruar që ky kërcënim të mos rishfaqet”, tha Blinken.
“Dhe është absolutisht e nevojshme të vazhdohet kjo përpjekje”, shtoi ai.
Në takimin mes Erdoganit dhe Blinken mesa duket mori pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, i cili siguroi homologun e tij amerikan se:
“Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë stabilitet në Siri sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe të parandalojmë xhihadistët e ISIS që të fitojnë terren atje”, u përgjigj Fidan.
Erdogan, nga ana e tij, tha se Turqia nuk do të ndalojë kurrë së luftuari kundër Shtetit Islamik në Siri, pavarësisht operacioneve të vazhdueshme ushtarake turke kundër luftëtarëve kurdë.
“Turqia nuk do të lejojë të shfaqet asnjë dobësi në luftën tonë kundër ISIS”, tha Erdogan, duke shtuar se Ankaraja nuk do të ndalojë së luftuari grupet që i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.
Me këto fjalë, Erdogan në thelb ia bëri të qartë Blinken-it dhe SHBA-së se ai nuk do ta ndalë luftën e tij kundër kurdëve në Irakun e Veriut dhe në Sirinë veriore.
Sidomos në Siri, luftimet me Forcat Demokratike Siriane (SDF) vazhdojnë me intensitet të pandërprerë. Kujtojmë se ky grup merr ndihma të vlefshme ushtarake nga SHBA.
US Secretary of State Antony Blinken meets with Turkish President Recep Tayyip Erdoğan
— PTV News (@PTVNewsOfficial) December 13, 2024
Source: Reuters pic.twitter.com/WBt013Zohx