Banorët në veri të Ekuatorit do të përjetojnë ditën e parë të dimrit.
Në kohët e lashta ajo konsiderohej një kohë e shenjtë, por edhe në kohët e sotme moderne ka rëndësinë e saj.
Solstici i dimrit është dita më e shkurtër e vitit, duke shënuar periudhën me më pak orë të ditës. Ai gjithashtu përfaqëson natën më të gjatë të vitit dhe kohën kur dielli është në lartësinë maksimale ditore më të ulët në qiell.
Fjala “solsticë” vjen nga sol, fjala latine për diell dhe sistere, që do të thotë “të ndalosh ose të qëndrosh”.
Ndërsa hemisfera jugore mirëpret verën, banorët në veri të ekuatorit do të përjetojnë ditën e parë të dimrit. Këtë vit bie të shtunën, më 21 dhjetor, me kohëzgjatje të ditës 9 orë e 13 minuta (Tiranë, Shqipëri). Gjatësia e ditës ndryshon sipas rajonit, sa më në veri aq më e shkurtër.
Ndërsa kjo do të thotë se dita ka të ngjarë të jetë e errët dhe e zymtë, lajmi i mirë është se gjithashtu do të thotë se ditët gradualisht do të zgjasin, me më shumë orë të ditës deri në kulmin e solsticit të verës.
Për hemisferën jugore është e kundërta, pasi 21 dhjetori shënon një ditë të vitit me periudhën më të gjatë të dritës së diellit.
Historikisht, solstici dimëror ka pasur një rëndësi të madhe për shumë kultura, si Egjipti i Lashtë dhe Roma e lashtë, shpesh si një tregues i kalimit të stinëve dhe si një sezon i mundshëm i rilindjes. Në Europën veriore, nga Ishujt Faroe në Estoni, popujt gjermanë kanë festuar prej kohësh këtë ngjarje, e cila u bë e njohur si Jule.
Ndërsa Jule daton në norvegjezët, të cilët festuan rilindjen e diellit për 12 ditë, ajo festohej edhe nga paganët anglo-saksonë.
Sipas klerikut Pliny, në Britani, priftërinjtë Druidë shënuan datën e rëndësishme duke mbledhur veshtulla dhe duke sakrifikuar dema, që ishte gjithashtu një masë praktike për të kufizuar numrin e gojëve (të kafshëve) që do të duhej të ushqeheshin gjatë muajve të urisë.