Një Deklaratë Plot Optimizëmm e Presidentit Trump: “Kthehem Pas Pak Ditësh!”

Në një deklaratë 4-minutëshe drejtuar popullit amerikan, Presidenti i Amerikës Donald Trump, plot humor dhe optimizëm, tha se ndihet shumë më mirë, krahasuar me momentin kur shkoi në spitalin ushtarak “Walter Reed”, teksa ka simptoma të lehta të Coronavirus-it, duke përgënjeshtruar ‘fake news” që flisnin për “gjendje të rënduar shëndetësore” të tij.

Mes një videoregjistrimi në Twitter, teksa kishin filluar opinionet dhe thashethemet e pafund mbi gjendjen e tij shëndetësore, Trump-i u dha fund hamendësimeve dhe gënjeshtarve, duke i vënë gjërat në vendin e duhur mes shfaqjes së tij publike.

“Do të kthehem shumë shpejt!” – tha Presidenti amerikan, mes të tjerash në deklaratën e tij. Ndërkaq theksoi se ditët në vijim do të jenë “prova reale”.

“Kur erdha këtu, nuk isha shumë mirë. Por tashmë ndihem shumë më mirë, punoj fort për t’u rikuperuar tërësisht. Mendoj se shumë shpejt do të kthehem dhe pres me padurim të përfundoj fushatën elektorale që fillova.

Do të shikojmë se çfarë do të bëhet dy ditët në vazhdim.

Planetarku falenderoi mjekët dhe të gjitha ata që i uruan shërim të shpejtë brenda dhe jashtë Amerikës. “Shprehjet e dashurisë për mua ishin diçka e pabesueshme, nuk do i harroj kurrë” – do të shtonte Presidenti në fjalën e tij.

74-vjeçari President përmendi edhe atë se, “nuk ka tjetër zgjidhje”, përveçse të riskojë të ekspozohet me virusin SARS-CoV-2, pasi nuk do të mund “të kyçej” në Shtëpinë e Bardhë për mbrojtjen e tij, pasi ai duhet të jetë “promotori”.

“Kur je udhëheqës, je i detyruar të përballesh me problemin, asnjë udhëheqës i madh nuk e ka bërë këtë – të mbyllet brenda – duke i ngjarë dikujt që përpiqet dhe pranon të përballet me kritika lidhur me formën sesi u përball me pandeminë e coronavirus-it.”

“Asgjë nuk mund ta ndalë punën e tij për popullin amerikan” shkroi vajza e tij, Ivanka Trump, në instagram.

Trump brenda ambjenteve të spitalit ushtarak, vazhdon punën e tij rregullisht dhe normalisht.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Je suis électorat!

Next Story

Turqia po Përdor Mijëra Mercenarë të ISIS, që i ka Dërguar në Azerbajxhan, Kundër Armenisë!

Latest from Info