Masakër Tjetër në SHBA – Një i Mitur Hapi Zjarr në Shkollën e Tij në Wisconsin, Vrau Dy & më Pas Vrau Veten!

/

Gjashtë të lënduar janë dërguar në spital, sipas policisë.

Sulmuesi është gjetur i vdekur në një sallë të shkollës.

Një tjetër incident i përgjakshëm në një shkollë amerikane ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Madison, Wisconsin, ku policia u thirr për t’iu përgjigjur të shtënave në shkollën e krishterë Abundant Life.

Sipas një kabllogrami më të ri të Reuters, ka pasur një sulm të armatosur me dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, të cilët u dërguan në spital. Autori i mitur, i cili sipas Policisë ishte nxënës i shkollës, është vetëvrarë dhe trupi i tij i pajetë është gjetur brenda një salle shkolle.

Mediat lokale më herët raportuan për pesë të vdekur (përfshirë sulmuesin) dhe shtatë të plagosur, por policia mohoi shifrat.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Efektivët e policisë që kanë shkuar në vendngjarje nuk është dashur të përdorin armët, pasi tashmë sulmuesi i kishte dhënë fund jetës.

Shkolla strehon rreth 390 fëmijë, nga kopshti deri tek nxënësit e shkollave të mesme dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.

Senatori Ron Johnson shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e incidentit të përgjakshëm. “Ngushëllimet dhe lutjet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat e tragjedisë në Shkollën e Krishterë. Do të vazhdoj të monitoroj nga afër situatën”, shkroi ai në Twitter.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mesazhe të Forta të Trump për Erdogan & Zelenski!

Next Story

Njeriu që Çliroi Gjashtë Vende & Frymëzoi Çe Guevarën!

Latest from Info