Retrospektivë Humoristike: Biden i La të Prisnin Familjet e Marinsave të Rënë, Sepse po Flinte në Air Force One – “Po Prisnim Plakun Matuf të Vinte”!

/

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021.

Një gabim i Joe Biden doli në “dritën” e publicitetit, teksa la për orë të tëra familjet e marinsave të rënë, të vrarë në Afganistan, të prisnin, teksa flinte në Air Force One.

Ankesa kundër Joe Biden u bë nga të afërmit e marinsave që vdiqën më 26 gusht 2021, kur talebanët vranë 13 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 170 afganë në Portën e Abbey të Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit, në Afganistan.

Incidenti ndodhi më 29 gusht 2021, kur presidenti dhe Zonja e Parë Jill Biden do të merrnin arkivolet e ushtarëve të rënë në bazën e Forcave Ajrore Dover, në Delaware.

Familjet thanë se vendimi i udhëheqësit 82-vjeçar për të fjetur, në vend që t’i priste, ishte një fyerje për kujtimin e të dashurve të tyre.

Biden “na bëri të prisnim tre orë për të marrë trupat e anëtarëve të vdekur të familjeve tona, sepse ai nuk mund të zgjohej”, tha Roice McCollum për DailyMail.

Vëllai i McCollum, Rylee McCollum, u vra në masakrën e aeroportit. Një oficer i ushtrisë i tha asaj se Biden ishte duke fjetur në aeroplan, tha Roice.

Lajmi për planetarkun e lodhur u konfirmua edhe nga Darin Hoover, babai i nënkolonelit Taylor Hoover dhe Christy Shamblin, vjehrra e rreshterit të marinës Nicole Gee.

“Ne u ulëm në atë zyrë, për të pritur atë dhe që pritja dukej si një përjetësi, prisnim plakun leshko matuf dhe të çuditshëm”, tha Hoover për Mail.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Piloti u Dha Kontrollin e Një Avioni Fëmijëve të Tij & Ai u Rrëzua - Si u Zbulua Pas 30 Vitesh (video)

Latest from Info