Kohë të Vështira: Protestuesit e BLM do të Shkojnë në Burg!

Një grup protestuesish i Lëvizjes anarkiste “Black Lives Matter” do të përballen me vendimin për burgim, pas sulmit të bërë në zyrat e Prokurorit të Distriktit në Salt Lake City, Utah.

“Disa protestues të Lëvizjes ‘Black Lives Matter’ në Utah do të kalojnë një pjesë të jetës së tyre në burg, pasi ishin ata që hodhën bojë të kuqe në dritaret, dyert dhe muret e Zyrave të Prokurorit të Distriktit në Salt Lake City, gjatë disa protestave të organizuara për padrejtësinë raciale” raporton “The Hills”.

“Prokurorët njoftuan këtë javë se akuzat për krime penale janë ngritur kundër protestuesve, kundër një bande gangsterësh, të cilët kanë sulmuar Zyrat e Prokurorit dhe kanë shkaktuar një dëm dhjetra mijëra dollarësh.”

“Është me të vërtetë e frikshme…, jam shumë i shqetësuar për vendimin e marrë, sepse po na mohohet e drejta për të protestuar” – tha një prej protestuesve, që realisht janë më shumë se të shqetësuar.

Deri më sot, duket se nuk janë marrë masa ekstreme kundër protestuesve të dhunshëm dhe anarkistë, por situata duket të jetë krejt ndryshe tashmë, pasi masat ligjore dhe vendimet që po merren kundër protestuesve të dhunshëm, po i bëjnë ata të frikësohen.

Kush do të cënojë pronën publike dhe private në Amerikë ka për t’u ndëshkuar skajshëm nga ligji.

Presidenti Trump po vendos Ligjin dhe Rendin! Sistemi i Drejtësisë do të funksionojë në favor të Amerikës, duan apo nuk duan disa.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Qeveria Greke Punëson 280 Roje Kufiri në Attikë dhe Peloponez!

Next Story

Një e Moshuar Lufton me Protestuesit e Dhunshëm Për Të Ruajtur Territorin e Policisë Nga Zjarri!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,