Sipas një studimi të ri, konsumimi i produkteve të mishit të laboratorit të Bill Gates lidhet me një rrezik në rritje të “depresionit të thellë”.
Studimi, i botuar në revistën “Food Frontiers”, zbuloi se njerëzit që konsumojnë alternativa “të mishit me bazë bimore” kanë rrezik 42% më të lartë të depresionit, krahasuar me njerëzit që nuk e konsumojnë këtë lloj mishi.
Studiuesit gjetën gjithashtu lidhje midis “mishit me bazë bimore” dhe biomarkerëve të presionit të lartë të gjakut dhe inflamacionit, një përgjigje imune e cila, nëse nuk kontrollohet, mund të shkaktojë situata të ndryshme shëndetësore kronike.
“Mishrat me bazë bimore” dikur konsideroheshin si “e ardhmja e ushqimit”, një alternativë miqësore për shëndetin, kafshët dhe planetin ndaj mishit tradicional, por vitet e fundit prodhuesit si “Beyond” dhe “Impossible” kanë parë rënie të shitjeve dhe çmimeve të aksioneve të tyre.
Entuziazmi i konsumatorëve për këto produkte ka rënë dhe kërkimet kanë minuar pretendimet e tyre se janë produkte të mira për konsumatorët dhe planetin. Hulumtimi i konsumatorëve ka treguar se klientët e dinë se mishi alternativ me bazë bimore nuk është më i mirë për ta dhe se nuk ka shije më të mirë se mishi i kafshës.
Një studim i vitit 2021 me meshkuj australianë konfirmoi se mbi 70% e tyre do të preferonin të vdisnin dhjetë vjet më herët, sesa të hiqnin dorë nga ngrënia e mishit nga kafshët.
Pas raundeve të shumta të pushimeve nga puna, vitin e kaluar, kompania “Impossible” u detyrua të nxirrte një reklamë me faqe të plotë në “The New York Times” për të kundërshtuar pretendimet se produkti i tyre është thjesht “modë”.