Harari: Harrojeni Normalitetin

/

Yuval Harari:

“Pse duhet të ketë kaq shumë njerëz? Tani për tani njerëzit i kontrollojmë me drogë dhe video games! Harrojeni normalitetin. Nuk do të kthehemi më kurrë në normalitet.”

Një rrëfim i frikshëm është bërë së fundmi nga bashkëpunëtori i ngushtë i Klaus Schwab, anëtar i përhershëm i Forumit Ekonomik Botëror dhe mbështetës i “Great Reset” Yuval Noah Harari, i cili deklaroi se në shekullin që jetojmë pyetja kryesore do të jetë: “Pse na duhen njerëzit, ose të paktën kaq shumë njerëz?” Do të thotë se jemi më të shumtë në numër dhe nuk kemi asnjë dobi!

Në fakt, i pyetur se çfarë duhet bërë për këtë, ai u përgjigj se për momentin “po i mbajmë njerëzit të kënaqur me drogë dhe lojërat elektronike / video games”!

Madje, në një pyetje tjetër, atij iu kërkua të përgjigjet nëse pas pandemisë dhe asaj që po ndodh sot, bota do të kthehet ndonjëherë në një ekuilibër të ri, pra në një “normalitet”, ai tha se, “nuk do të kthehemi kurrë në normalitet”.

Madje ai e bëri të qartë se të gjithë duhet të harrojnë kohët në të cilat kanë jetuar, duke i cilësuar si “periudha më paqësore e njerëzimit.

Shumica prej nesh patëm fatin të jetonim në epokën më paqësore, relativisht paqësore të njerëzimit. Dhe jemi mësuar disi me këtë!”

Vihet re se njëzet ditë më parë Yuval Harari në një intervistë pranoi publikisht skenarët e makthit që po përgatitin për të ardhmen e njerëzimit. “Kush do të mbetet do të përballet me diçka shumë të keqe, do të jetë i padukshëm, i pathelb, nuk do të jetë i nevojshëm as si shërbëtor apo skllav.”

Gjithashtu Hararai shton: “Tani ne mund të lexojmë sinapset e trurit dhe të zëvendësojnë sistemin imunitar me një sistem imunitar inorganik të përbërë nga miliona nanorobotë.

Nëse kuptojmë se si funksionojnë qendrat e trurit që prodhojnë emocione si dashuria dhe zemërimi, atëherë nuk do të ketë asnjë problem për të riprodhuar këto gjendje emocionale të bazuara në silikon dhe jo në karbon (materie inorganike në vend të organike) bazuar në një kompjuter dhe jo në mendje”.

Dhe intervistën e tij e mbyll me frazën: “Fatkeqësisht do të shkatërrojmë shumë vende pune”.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Medvedev: Ky Ishte Episodi i Parë

Next Story

Rusia "Shenjëstron" Britaninë si Përgjegjëse për Sulmin në Urën e Krimesë

Latest from Info