Bill Klinton, ish Presidenti i SHBA-ve Doli nga Spitali!

/

78-vjeçari u shtrua të hënën me temperaturë të lartë.

Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, ka dalë nga spitali ku po trajtohej.

78-vjeçari u shtrua në një spital në Uashington të hënën me temperaturë të lartë.

Bashkëpunëtorët shpjeguan se Klinton ishte diagnostikuar me grip. “Ai në përgjithësi është në humor të mirë dhe mezi priste të kthehej në shtëpi për Krishtlindje”, thanë ata.

Siç vë në dukje Daily Mail, Bill Klinton ka pasur probleme shëndetësore vitet e fundit.

Në vitin 2021 ai u shtrua në spital kur një infeksion të traktit urinar iu përhap në gjak. Disa vite më parë, në vitin 2004,kishte bërë një bypass të katërfishtë, ndërsa në 2010 kaloi një operacion për hapjen e një arterie.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Përmbytet Athina - Në Mëshirën e Ujnajës

Next Story

Ndërprerje e Lidhjes së Energjisë Nënujore Finlandë-Estoni: Dyshohet për Sabotim Rus!

Latest from Info