Masakër në Amerikë – Rruga e Mbushur me Kufoma (video)

/

Një Person i Armatosur Qëllon & Plagos 2 Policë Përpara se të Vritet nga të Shtënat e Tyre!

Rruga ishte e mbushur me kufoma të të vdekurve.

Autori i sulmit me makinë (SUV) kundër një turme në New Orleans rezultoi me vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 35 të tjerëve. Personi është armatosur dhe ka qëlluar ndaj punonjësve të policisë, duke plagosur dy prej tyre.

Gjendja e dy policëve konsiderohet e qëndrueshme. Sulmuesi ka mbetur i plagosur nga zjarri i policisë dhe pak më parë është bërë e ditur se ai ka ndërruar jetë.

Në fakt është publikuar një video nga momenti i shkëmbimit të të shtënave.

Sipas dëshmitarëve, autori ka qëlluar edhe mbi personat që i kishin mbijetuar goditjes me fuoristradë teksa ishte i veshur me jelek antiplumb.

Shokuese është edhe videoja ku shihet “rruga e vdekjes” e mbushur me trupa të pajetë.

Siç njoftoi kryebashkiaku i qytetit, Latoya Cantrell, ishte “një sulm terrorist”, por është për t’u habitur që FBI tha se “nuk është diçka e tillë” (besueshmëria e FBI-së ka rënë ndjeshëm vitet e fundit).

Kreu i policisë në deklaratat për të, tha se autori është burrë dhe “ka dashur të vrasë, nuk ka qenë aksident, as incident i drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit. Ai ishte i vendosur të bënte masakër”.

Ajo tha se makina që u përplas me turmën po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Sipas saj, nga 12 të vdekurit, shumica e tyre janë banorë të zonës.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i FBI tha se janë zbuluar edhe mjete shpërthyese të improvizuara, pa specifikuar se ku dhe kur janë gjetur.

Megjithatë, duket qartë se autori e kishte përgatitur këtë goditje dhe ishte pajisur siç duhet për të shkaktuar viktima maksimale mes qytetarësh.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pse Numërojmë së Prapthi Para Vitit të Ti?

Next Story

SHBA: Video e Momentit Kur Rrufeja Godet Godinën e Kapitolit

Latest from Info