Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur.
Një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën nga një shpërthim automjeti jashtë Kullës Donald Trump në Las Vegas, në fillim të kësaj jave.
Raportet flasin për një zhurmë të madhe që vinte nga ndërtesa, raportet fillimisht u bënë të njohura përmes mediave sociale dhe më vonë iu atribuuan një Cybertruck / makine që shpërtheu jashtë dyerve të përparme të hotelit Trump International.
Nga informacionet më të reja, thuhet se nga shpërthimi ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Video e shpërndarë në mediat sociale tregonte një makinë që shpërtheu dhe u përfshi në flakë, jashtë dyerve të përparme rrotulluese të hotelit.
Cybertruck blows up at Trump Tower in Las Vegas @elonmusk @realDonaldTrump @LasVegasLocally @VitalVegas pic.twitter.com/8dZrKbbKYi
— Gambling News (@GamblingNews123) January 1, 2025
Pamjet e CCTV treguan makinën të parkuar jashtë hyrjes së hotelit. Pak sekonda më vonë, makina shpërthen.
Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.
Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur për momentin. Departamenti i Policisë së Las Vegasit dhe FBI po vazhdojnë hetimet për incidentin.
Në godinë janë aktivizuar alarmet e zjarrit. Megjithatë, nuk është e qartë nëse klientët e hotelit janë evakuuar.
Shpërthimi la një re të madhe tymi që ngrihej mbi hotelin Trump në Fashion Show Drive, duke alarmuar vendasit dhe turistët.
Eric Trump dha një deklaratë në mediat sociale pas shpërthimit, duke shkruar: “Siguria dhe mirëqenia e mysafirëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor.
Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për Departamentin e Zjarrfikësve të Las Vegasit dhe organet lokale të zbatimit të ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin.”