Përshkrime të tmerrshme të përdhunimeve dhe torturave të të miturve në Rotherham, duke shkaktuar tmerr global dhe një kolaps të popullaritetit të Keir Starmer.
Ditët e fundit platforma X ka zbuluar pjesë të dëshmive të qindra vajzave të reja që ranë viktimë e bandës pakistaneze Rotherham, të cilat nuk mund të ribotohen të plota. Janë zbuluar edhe raste kur disa nga këta përbindësha antropomorfë, tashmë janë liruar pas vuajtjes së dënimit komedi!
Por pika e fundit ishte zbulimi se, policia kishte arrestuar prindërit kur ata u përpoqën të hynin në shtëpitë e bandave për të marrë vajzat e tyre të vogla, me akuzën e prishjes së qetësisë dhe shkeljes së ligjit!
Akoma më keq, disa prej viktimave u ngarkuan me akuza kur raportuan përdhunimet e tyre, për konsum të paligjshëm të alkoolit.
Në Britani, krimet e rënda si përdhunimi, kërkojnë miratimin e Prokurorisë së Kurorës, që policia të akuzojë të dyshuarit.
Kush ishte kreu i Prokurorisë Publike kur bandave të përdhunuesve pakistanezë u lejuan të shfrytëzonin vajzat e reja pa u përballur me drejtësinë?
Nga viti 2008 deri në vitin 2013 në krye të kësaj Prokurorie ka qenë kryeministri aktual i Britanisë, Keir Starmer! Shumë domethënës fakti.
Brutalitete të paimagjinueshme me viktima, fëmijë të vegjël.
Skandali i shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Rotherham të Anglisë zbuloi një anë të errët dhe tragjike të veprimit të bandave pakistaneze në Britaninë e Madhe. Nga fundi i viteve 1990 dhe deri në vitin 2013, rreth 1,400 vajza pësuan abuzime të pabesueshme, të tmerrshme, të cilat përfshinin përdhunim në grup, abuzim seksual dhe shfrytëzim nga grupe burrash, kryesisht me origjinë pakistaneze.
Nuk është e mundur të citohen përshkrime literale të torturave, ato shkojnë përtej imagjinatës më të egër dhe tregojnë se bandat islamike i shihnin këto vajza të vogla si objekte. Shumë më keq, kënaqeshin me torturat e pabesueshme që ushtronin mbi të miturat.
Këto vajza të reja, shumë prej të cilave ishin të mitura, e gjetën veten të bllokuar në një botë dhune dhe frikësimi. Abuzimi nuk kufizohej vetëm në krime seksuale të papërshkrueshme, por përfshinte gjithashtu sigurimin e alkoolit dhe drogës, të cilat përdoreshin për t’i bërë ato të pambrojtura dhe të pafuqishme për të reaguar apo rezistuar.
Abuzuesit përdorën mjete të ndryshme për të kontrolluar viktimat e tyre, duke përfshirë kërcënime për dhunë dhe madje edhe kërcënime për jetën e viktimave ose familjeve të tyre. Drejtuesit pakistanezë të bandave i shënjonin viktimat e tyre me një hekur të nxehtë në zonat e ndjeshme, ashtu siç bëjnë me kafshët!
Përshkrimet e viktimave janë rrëqethëse. Disa vajza raportojnë se janë përdhunuar nga disa burra në të njëjtën kohë, në makina, në ndërtesa të braktisura ose në parqe. Ka pasur raste kur viktimat janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhjetëra burra brenda një nate të vetme. Dhuna nuk ishte vetëm fizike por edhe psikologjike, ku viktimat ndiheshin të izoluara dhe të paaftë për të kërkuar ndihmë për shkak të frikës dhe turpit.
Një nga rrëfimet më rrëqethëse përfshin një vajzë që u përdhunua me një shishe të thyer, duke shkatërruar aftësinë e saj për të pasur fëmijë. Histori të tjera tregojnë për vajzat që mbetën me plagë të përhershme psikologjike dhe fizike, jeta e tyre ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme.
Përgjigja e autoriteteve ka qenë e ngadaltë dhe e pamjaftueshme, ku policia dhe autoritetet lokale nuk kanë arritur t’i mbrojnë këta fëmijë. Ka pasur ankesa për “korrektësi politike” dhe frikë nga “akuza për racizëm dhe islamofobi” që kanë penguar hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve.
Vetëm vite më vonë dhe pas shumë raportimeve, rasti doli në dritë, duke zbuluar shkallën e paimagjinueshme të abuzimit me fëmijët dhe dështimet sistematike të organieve të policisë, hetimit dhe drejtësisë.
Skandali i Rotherhamit nuk është vetëm një raport i abuzimit seksual, por edhe një kritikë ndaj strukturave shoqërore dhe politike që kanë lejuar krime të tilla për shumë vite. Nevoja për ndërgjegjësim, mbrojtje të fëmijëve dhe veprim efektiv nga autoritetet mbetet e domosdoshme.
Tashmë shoqëria britanike si dhe opinioni publik ndërkombëtar kërkon dënimin shembullor të të gjithë atyre që mbuluan krimin me çdo pretekst, madje duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin aktual britanik.