Xhihadistët e al-Nusra/HTS Deklarojnë se do të Hedhin në Erë Statujën “Shën Marisë” në Homs, Siri, të Ngritur nga Ortodoksët!

/

Xhihadistët e al-Nusra, krahu sirian i Al-Kaedës, i cili u riemërua HTS, deklarojnë në një video se do të hedhin në erë statujën e “Shën MArisë” në Luginën e të Krishterëve të Homsit, në Siri, e cila u ngrit në verë nga ortodoksë të rajonit. Në fakt aty ndodhet edhe kisha me të njëjtin emër. Në fund të videos xhihadisti ngre gishtin e madh drejt qiellit në bën gjestin karakteristik se kjo do të bëhet në emër të Allahut.

Kjo deklaratë e tmerrshme vjen sot, vetëm 24 orë pasi terroristët përfunduan zyrtarisht çarmatimin e Luginës së Krishterë.

Shumë poshtërime publike, rrëmbime dhe hakmarrje.

Gjithashtu al-Nusra, domethënë Julani dërgoi fletëpalosje, pyetësorë për të gjithë pensionistët dhe nëpunësit civilë të Bregut të Mesdheut duke u kërkuar atyre të deklarojnë fenë e tyre. Kjo zonë është e banuar në masë të madhe nga alavitë dhe të krishterë ortodoksë. Regjimi i jashtëligjshëm po mundohet të shantazhojnë popullatën që të kthehen në Islam. Askush nuk po flet!

Ndërkohë, nën gjendjen e kërcënimeve të padurueshme, të krishterët u tërhoqën nga djepi i tyre historik Maalula. Atje, kisha ortodokse kishte manastirin historik të Shën Theklës.

Porta e Lartë asgjëson praninë historike të ortodoksëve në djepet e tyre. Patriarku dhe peshkopët e tij janë gojëmbyllur dhe në fund vetëm Patriarku dhe oborri i tij do të mbeten, nëse nuk reagojmë.

Në qytetin ortodoks të Kafr Hambo në Hama, i cili gjithashtu ka nxjerrë një martir Fr.Vasilei Nasser, i cili u vra nga xhihadistët jashtë Metropolit Hama, kur u përpoq të shpëtonte një të plagosur, ndërkohë xhihadistët thyen edhe dyqane të krishterësh që shisnin alkool.

Statuja e Shën Marisë dominon që nga 15 gushti i vitit të kaluar kur u ngrit në qytetin Al-Hauash në Luginën e të Krishterëve në provincën e Homsit, në Siri, nën drejtimin e presidentit pro kristian Bashar al- Assad.

Statuja gjigante e Virgjëreshës Mari u vendos në kullën e qytetit Hauash nën dritën e fishekzjarrevë spektakolarë, daulleve, bandës dhe himneve, ndërsa njerëzit e mbushën vendin përreth me lule.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

15 Ditë Përpara Inaugurimit të Presidentit Trump

Next Story

"Holokausti" i Vaksinave më Keq se Hiroshima!

Latest from Info