Miraton politikën e Elon Musk!
“Deri dje, ishte i njëanshëm politikisht!”
Inaugurimi më 20 janar i Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve sjell riorganizime të stuhishme jo vetëm në arenën politike ndërkombëtare, por edhe në hapësirën e platformave të ndërveprimit social.
Themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg njoftoi së fundmi heqjen e sistemit të të famshëmve Fack-Checkers (kontrolluesit e fakteve), vallaha “të pavarur”, duke bërë një kthesë mbresëlënëse, duke pranuar se ishin të njëanshëm dhe të motivuar politikisht dhe bënë shumë “gabime” në vendimet e tyre ndaluese dhe ndëshkuese.
“Do të heqim qafe Fact-Checkers dhe do t’i zëvendësojmë ato me kontrolle të bazuara në komunitet si X”, theksoi Zuckerberg, duke miratuar sistemin e Elon Musk, i cili gjithashtu ka simbolikën e tij.
Vihet re sesi “damë e pavarur e lajmeve të rreme”, që bashkëpunon me Facebook është edhe faqja fakto.al. Pra, si kjo faqe, ashtu edhe verifikuesit e tjerë “të pavarur”, Zuckerberg i nxjerr jashtë procesit të “verifikimit”, duke i akuzuar për “gabime” dhe “paragjykime politike”.
Siç shprehet faqja që ka operuar si “kontrollues i pavarur i fakteve, si pjesë e programit për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme”.
Mesa duket jo më. Edhe pse Zuckerberg njoftoi se kjo politikë e re do të zbatohet fillimisht në SHBA, megjithatë ajo do të shtrihet në të gjitha vendet e tjera.
“Mekanizmat e kontrollit bëjnë shumë gabime. Edhe një përqindje prej 1% e këtyre gabimeve nënkupton miliona përdorues.
Arritëm në një pikë ku po bëheshin shumë gabime dhe kjo rezultoi me mbicensurim”, tha themeluesi i Meta.
Madje Zuckerberg foli për rivendosjen e fjalës së lirë në platformën e tij, që sigurisht do të thotë se më parë nuk kishte fjalë të lirë.
Ky konvertim ovidian i Zuckerberg nuk është rastësi. Sigurisht! Ajo vjen në kontekstin e politikës së re amerikane me hyrjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Do të thotë edhe diçka tjetër: përcaktimi i një konflikti të ardhshëm me BE-në.
Në Bruksel pëatforma X përballet me gjoba deri në 6% të të ardhurave globale të kompanisë nën DSA, për “dështimin” e saj për të trajtuar “lajmet e rreme” siç perceptohet nga BE. Domethënë lajmet që nuk përputhen me rrëfimin e linjës politike.
Mbikëqyrësit e BE-së po shqyrtojnë nëse do të llogarisin gjobën bazuar në pasurinë personale të Musk, por me rolin e tij në Shtëpinë e Bardhë, vendimi rrezikon ta ekspozojë bllokun ndaj formave të reja të hakmarrjes.
Në shtator, nënpresidenti i Trump, Jay D. Vance, tha se SHBA mund të ndalojë financimin e NATO-s nëse BE-ja do të ndjekë platformën X me gjoba.
Tashmë Meta po hyn edhe në krahun X për mekanizmat e kontrollit dhe kështu BE-ja do të detyrohet të përfshijë Facebook-un në listën e saj, pasi do të postohen lajme dhe informacione që do të jenë kundër direktivave të Brukselit.
Mark Zuckerberg just announced that both FB and Meta will fire fact checkers and use a new community notes system like X instead.
— Robby Starbuck (@robbystarbuck) January 7, 2025
He admits fact checkers are too politically biased and that he needs Trump’s help to stop other countries from censoring content.
Elon’s courage… pic.twitter.com/DPO0sohQfS